U gjet e masakruar në Francë, ana e panjohur e Brunilda Kovaçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi, nëna e tre fëmijëve, e cila u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës, dyshohet se mund të jetë vrarë.

Shqiptarja 37-vjeçare u gjet me trupin gjysmë të zhveshur të mërkurën,  ndërsa detaji që çoi në identifikimin e saj ishte një tatuazh në krah, me emrin e një mashkulli shqiptar.

Shumë media nxituan të raportonin se ajo punonte si prostitutë në Francë, por kush ishte Brunilda?

Padyshim ishte një nënë e fortë dhe e pa mposhtur nga vështirësitë që i ofroi jeta. Ajo ishte divorcuar prej vitesh nga bashkëshorti dhe duke mos pritur për pensionin mujor nga ai, shkoi të punonte jashtë vendit për t’iu siguruar fëmijëve një tryezë plot dhe një jetesë më të mirë.

Pavarësisht, punës që ajo bënte për të siguruar jetesën për fëmijët dhe familjarët ajo mbetet një grua e lartë.

Tashmë kanë kaluar 4 ditë nga ngjarja dhe familja e Brunildës është ende duke pritur me dhimbje kthimin e trupit të vajzës së tyre. Ata bënë një apel publik shtetit që t’iu kthej sa më parë trupin pasi ata nuk kanë mundësi të shkojnë vetë ta tërheqin.

Ndërkohë mediat franceze raportuan se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj./ Fjala.al/

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV