E rëndë/ Mbytet 40-vjeçari në liqen

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia njofton se është gjendur i mbytur një 40-vjeçar, në liqenin e Banjës, Gramsh. Forcat speciale RENEA sëbashku me forcat zjarrfikëse janë duke bashkëpunuar për të nxjerrë trupin nga vendngjarja.

Raportohet se 40-vjeçari me inicialet V.K, banues në fshatin Zamsh të Gramshit është mbytur aksidentalisht.

Njoftimi i Policisë:

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh”, njofton policia e Gramshit./Fjala.al


Të fundit

Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po Berisha?! Basha refuzon të flasë: Nuk bëj asnjë koment!

Kreu i PD Lulzim Basha refuzon të komentojë vendimin e Partisë që ai drejton për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në...

Gjykata e Posaçme nuk rihapi hetimet për Mediun, reagon SPAK: Vendim i pabazuar në ligj, do ta ankimojmë

Prokuroria Speciale SPAK, njofton se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila sot vendosi të mos rihapë hetimet për ish-ministrin shqiptar...

U kap me drogë në makinë, Gjykata e Elbasanit liron nga qelia djalin e Azem Hajdarit

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia djalin e ish-liderit të Dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari, duke i...

Shërbime të reja në Spitalin e Fierit, Manastirliu: Hapet Njësia e Hemodinamikës për ndërhyrjet në zemër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Shërbimin e ri të Hemodinamikes në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në...

Rama në kantieret e shkollave që po rindërtohen në Kamëz: Do dalin më të bukura se ato që rrënoi tërmeti

Rreth 9 mijë nxënës në Kamëz do ta nisin vitin e ri shkollor në ambientet e shkollave të reja. Ndërsa inspektoi punimet në kantieret...

Lajme të tjera

Web TV