Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Petrolanës në Greqi, ku një 21-vjeçar ka vrarë kumbarin e tij e më pas trupin i’a ka hedhur në koshin e plehrave. I riu u mbrojt duke thënë se 52-vjeçari abuzonte me nënën e tij dhe ndaj e kreu krimin.
21-vjeçari i tha policisë se e kishte vendosur shumë kohë më parë, thjesht kishte qenë duke pritur momentin e duhur. Ky moment erdhi, kur pa kumbarin e tij duke fjetur.
Pasi e kishte vrarë dhe prerë kumbarin e tij, e kishte hedhur atë në një kosh jashtë shtëpisë. Ndërsa për armën e krimit, i tha policisë se nuk do mund të gjenin dot kurrë, pasi ai ishte siguruar që të zhdukte atë menjëherë.
Kamerat e ndodhura afër koshit, konfirmuan se autori kishte qene 21-vjecari. Ku rreth orës 01:44 të mëngjesit të së premtes, i riu dukej qarte se ishte duke hedhur qese në kosh.
Sipas fqinjëve i riu po përjetonte probleme psikologjike prej kohësh. Ndërsa mamaja e të riut është shtruar në spital psikiatrik pasi kur u pyet nga fqinjët se pse nuk e kishin parë prej ditësh 52- vjeçarin, ajo ishte përgjigjur se djali i saj mund ta kishte vrarë.
Trupi i 52-vjeçarit i cili bashkëjetonte me nënën e tij , nuk është gjetur ende, ndërsa policët mjekoligjorë gjetën gjak në tre dhoma e shtëpisë dhe batanije. Hetimet e policisë janë duke vazhduar./Fjala.al
https://www.youtube.com/watch?time_continue=201&v=chER9tM4Wiw&feature=emb_logo