Bagdat, protestuesit sulmojnë ambasadën amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra protestues irakianë sulmuan ambasadën amerikane në Bagdat të martën, në shenjë proteste ndaj sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Siri ndaj milicisë pro-iraniane Kataeb Hezbollah, e cila mbështetet nga Irani. Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi Iranin për orkestrimin e sulmit ndaj ambasadës amerikane në Irak. Protestuesit u mblodhën pas një përgjigjeje të shpejtë dhe të fuqishme të ushtrisë amerikane për një sulm ndaj bazës ushtarake në Kirkuk, ku u vra një kontraktor amerikan dhe u plagosën ushtarakë amerikanë dhe irakianë, – raporton VOA.

Forcat e sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdat hodhën të martën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që thyen perimetrin e jashtëm të kompleksit. Disa prej mijëra protestuesve ndezën zjarre, goditën me gurë dhe valëvitën flamujt e grupeve paraushtarake. Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi Iranin për thyerjen e perimetrit të sigurisë së ambasadës amerikane në Irak.

Departamenti i Shtetit lëshoi një deklaratë duke thënë se i gjithë personeli amerikan është i sigurt dhe se “nuk ka plane për të evakuuar” ambasadën. Ambasadori amerikan në Irak Matt Tueller ishte në udhëtim personal dhe nuk ndodhej në ambasadë në kohën e protestës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë forca shtesë për të mbështetur personelin në ambasadë. Ai nuk dha detaje, por sipas disa raportimeve një numër rojesh të marinës amerikane po dislokohen në ambasadë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Irakut Adel Abdul Mahdi dhe Presidentin Barham Salih për të diskutuar ngjarjet në ambasadën amerikane në Bagdat.

“Sekretari (i shtetit) e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë njerëzit e tyre, të cilët janë atje për të mbështetur një Irak sovran dhe të pavarur. Të dy Abdul-Mahdi dhe Salih siguruan sekretarin (e shtetit) se ata i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe do të garantojnë sigurinë e personelit dhe pronës amerikane”, thuhet në një deklaratë të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Presidenti Donald Trump ia vuri fajin Iranit.

“Irani vrau një kontraktues amerikan dhe plagosi shumë të tjerë. Ne u përgjigjëm fuqishëm, dhe gjithmonë do ta bëjmë këtë. Tani Irani po orkestron një sulm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Irak. Ata do të mbahen plotësisht përgjegjës për këtë. Përveç kësaj, ne presim që Iraku të përdor forcat e tij për të mbrojtur ambasadën, dhe janë njoftuar për këtë!”, tha Presidenti Trump në një postim në Twitter të martën.

Në sulmet ajrore amerikane që kishin në shënjestër depot e armëve të grupitKataeb Hezbollah dhe qendrat e tyre të komandës në Irak dhe Sirinë lindore, vranë të paktën 25 njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Lexo edhe :  Rusia paralajmëron Europën: Nëse sekuestroni pasuritë tona…

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet e së dielës, të cilat u dënuan nga zyrtarë të lartë irakianë, ishin në përgjigje të një sulmi me raketa në një bazë ushtarake Irakiane më 27 dhjetor, në të cilin u vra një kontraktues i Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Zyrtarët amerikanë thanë se provat nuk lanë asnjë dyshim se grupi Kataeb Hezbollah ishte përgjegjës për sulmin.

Të hënën, kryeministri i Irakut tha se veprimet e Shtetevet të Bashkuara ishin të papranueshme dhe se “do të kenë pasoja të rrezikshme”.

“Nuk do të vështrojmë ndërsa Republika Islamike e Iranit ndërmerr veprime që vënë në rrezik burrat dhe gratë amerikane”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sulmet ajrore amerikane vranë mbi 20 anëtarë të kësaj organizate paraushtarake që mbështetet nga Irani. U plagosën gjithashtu dhjetëra të tjerë dhe u rrafshuan depot e tyre të armëve. Por, sulmet ajrore mund të kenë shkaktuar më shumë dëm nga sa pritej nga Shtetet e Bashkuara. Irakianë nga mbarë spektri politik po bëjnë thirrje për një rishikim të marrëdhënies së Bagdatit me Uashingtonin.

“Reaguam duke përdorur ndoshta mjete nga brenda territorit irakian, mendoj pa lejen e qeverisë irakiane, e cila është shtyrë tashmë të kundërshtojë shkeljet e mundshme të sovranitetit”, thotë Michael O’Hanlon, Instituti Brookings.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka paralajmëruar për mundësinë e zhvillimit të goditjeve të tjera ajrore, nëse sulmohen forcat amerikane.

“Do të veprojmë sërish sipas nevojës, për t’u siguruar se do të mbrojmë forcat tona dhe për të frenuar veprimet negative të grupeve paraushtarake apo Iranit”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

Por, ekspertët shqetësohen se reagime të tilla mund ta ndihmojnë Iranin, i cili kërkon të dëmtojë interesat financiare dhe të sigurisë të Shteteve të Bashkuara në këtë rajon.

“A na jep kundërpërgjigja kontrollin mbi situatën? Apo na fton në një cikël pa fund, një spirale nëpërmjet së cilës Irani do të arrinte rritjen e çmimit global të karburantit? Nëse kjo ndodh, mund të thuhet atëherë se Irani do të fillojë të fitojë”, thotë zoti O’Hanlon.

Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit thonë se vetëm në Irak, forcat pro-iraniane kanë sulmuar 11 herë gjatë dy muajve të fundit bazat ku ndodhen forcat amerikane dhe ato ndërkombëtare. Analistët e mbrojtjes mendojnë se Irani dhe elementët e kontrolluar prej tij do të vazhdojnë sulmet ndaj industrisë së karburantit dhe ndaj forcave të koalicionit.

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV