Shqipëria mori drejtimin e Organiatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë nga Sllovakia në mesnatë, që përkoi edhe me ndërrimin e viteve
Vendi ynë do jetë në krye të OSBE-së për plot një vit raporton agjencia gjermane DPA, e cila nuk hrron të përmend edhe problemete vendit me korrupsionin.
“Shqipëria merr kryesimin e OSBE për një vit, pavarësisht problemeve të vendit me korrupsionin dhe depërtimin e politikës nga krimi i organizuar,”-shkruhet në raportim.
Në këtë shkrim theksohet se Kryeministri Edi Rama është duke qeverisur paa asnjë opozitë parlamentare.
“Kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste aktualisht po qeveris pa asnjë opozitë parlamentare, pasi Partia Demokratike e krahut të djathtë po bojkoton parlamentin. Zgjedhjet lokale në qershor po ashtu u mbajtën pa opozitën,pasi PS u akuza për manipulime. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë depërtuar në politikë. Asnjë rrugëdalje nga ky ngërç nuk duket në sfond,”-thuhet në raportin e DPA-së.
Në shkrim citohet edhe publicisti kosovar, Veton Surroi, i cili flet për paradoksin që ndodhet vendi sipas tij.
“Nëse OSBE shihet si një ilaç efektiv kundër konflikteve dhe problemeve të tranzicionit të një demokracie, atëherë Shqipëria është në pozicionin paradoksal të të qenurit ofrues dhe konsumator i këtij ilaçi në të njëjtën kohë”-thotë Surroi./Përgatiti: Fjala.al/