Adrola Dushi modelja e njohur për bukurinë e saj e cila ka spikatur kudo, është pyetur herë pas here për jetën e saj private. Adrola është nënë por është e divorcuar nga burri i saj.
E ftuar në emisionin “Mirage” Adrola tha: “Unë nuk jetoj dot pa dashurinë, më penalizon shumë nëse nuk e kam. Akoma nuk ka ardhur rasti për ta pasur qetësinë shpirtërore, por uroj që Zoti ta ketë rezervuar diku për mua”
Adrola duket se nuk mund të jetojë dot pa dashurinë përkrah dhe zërat kanë bërë me dije se Adrola ka një lidhje me një kosovar.
Në emisionin “Shiko kush luan” modelja pyetet: Zërat lartë e poshtë na kanë treguar se mund të të shohim në të ardhmen si një nuse në Kosovë. Sa e vërtet është?
Adrola me përgjigjen e saj pohoj se kjo është e vërtet. Ajo u shpreh: “Kam dëgjuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe thjeshtë po kontribuoj”.
Me këtë përgjigje na bën të mendojmë se Adrola në mënyrë jo të drejtpërdrejt pohoi lidhjen e saj me një kosovar, që ende nuk e dimë cili mund të jetë.
Përgatiti: Enkeleda Fishekaj