Ofertat, De Biasi flet për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi nuk ka rënë dakord me asnjë klub për të vazhduar eksperiencën e tij në rolin e teknikut të futbollit.

Mësohet se së fundmi italianit i ka ardhur ofertë nga Irani për t’u vendosur në krye të klubit të Esteghalit, skuadër e cila më parë ka pasur në stol menaxherin Andrea Strmaçioni.

Trajneri i cili drejtoi përfaqësuesen shqiptare dhe arriti performancën më të mirë të saj ka thënë se arabishtja është pak e vështirë, por nuk ka harruar ta vlerësoj këtë ofertë.

Ai theksoi në komunikimin me mediet se ka refuzuar një sërë ofertash nga kampionati italian, përfshirë këtu edhe nga Seria A, që është kategoria kryesore e futbollit në vendin fqinj.

“Arabishtja është e vështirë dhe nuk e di. Nuk kemi folur por ka interesim. Më kanë propozuar një ofertë dhe do ta vlerësoj. Kam pasur oferta edhe nga Seria A dhe Seria B, por kam preferuar të them jo për ato.

Kampionati po bëhet interesant kur ka më shumë pretendentë siç është Interi. Duhet të shoh si do të përfundojë edhe Lacio që po bën shumë mirë. Është kundër Juventusit duke menduar se ka fituar dy ndeshje shumë afër njëra-tjetrës”,- u shpreh De Biasi./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Tmerrohen banorët e Freskut në Tiranë, helikopteri u hedh një lëndë të paidentifikuar

Pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, banorët e zonës janë alarmuar nga një ndodhi aspak e...

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se drafti që kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot për Kosovën është i hartuar në Serbi. Gjatë një interviste në...

VIDEO/ Benzema prezantohet në mënyrë spektakolare tek Al-Ittihad mes 60 mijë tifozëve

Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports...

Rubini më i madh dhe më i vlefshëm ndonjëherë shitet në ankand, ja sa kushtoi ai

Një rubin 55,22 karatësh është bërë guri më e madh dhe më i vlefshëm i këtij lloji që është shitur ndonjëherë në ankand, duke...

Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i republikanëve

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane...

Lajme të tjera

Web TV