Protesta për pensionet, greva më e gjatë në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mobilizimi në Francë kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga president Emanuel Macron, ka shënuar një rekord të ri për sa i përket kohëzgjatjes. Në ditën e 29 radhazi të grevës, është lënë pas rekordi prej 22 ditësh në 1995-ën, si dhe ai i 1986-87, prej 28 ditësh.

Mediat franceze raportojnë këtë fakt duke shpjeguar se kohëzgjatja vjen si pasojë e disa faktorëve, si për shembull karakterit universal të reformës, që u përket të gjithë francezëve dhe që kontribuon në ruajtjen e mbështetjes së lartë të opinionit publik. Gjatë javës së tretë të grevës, situata është përmirësuar pak. Nëpunësit e transportit publik në grevë nuk kanë marrë pagën e tyre dhe kjo ka bërë që disa prej tyre t’i rikthehen punës.

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për ta bërë sistemin më të drejtë, mirëpo sindikatat thonë të kundërtën.

Diskutimet në mes të sindikatave dhe qeverisë pritet të zhvillohen më 7 janar. Në fjalimin e tij për festat e fundvitit, Macron është zotuar për të mos hequr dorë nga plani i tij, i cili do t’u kërkojë banorëve të punojnë më shumë.

“Kjo do të ishte tradhti për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, të cilët do të paguanin çmimin e dështimit tonë”, ka thënë ai.

Protestat kanë rezultuar me kaos në gjithë Francën.

Të fundit

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

Lajme të tjera

Web TV