Rritet mosha për pensionin, nga 1 janari gratë dalin 61 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 janari, që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç. Gjithçka në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore. Kjo përbën një rritje me një vit, pasi deri më 31 dhjetor gratë e përfitonin pensionin në moshën 60-vjeçare.

Kjo rritje parashikohet nga reforma e pensioneve, që është miratuar në vitin 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë.

Por për këto të fundit shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe. Për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.

Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056.

Të fundit

Prapaskenat/ Si Luis Enrique largoi Verrattin: “Je prototip i futbollistit që urrej”

Luis Enrique ka kryer një “revolucion” te PSG, duke larguar nga skuadra futbollistët që nuk dëshironte. Madje ndonjë prej tyre...

Papa Françesku: Masat ndaj ndryshimeve klimatike janë të pamjaftueshme

Reagimet ndaj ngrohjes globale janë të pamjaftueshme ndërsa bota po shembet, tha në një deklaratë ditën e sotme Papa Françesku. Ai paralajmëroi kundër opinioneve...

Bonucci dhe “tersi” tek Union Berlin, vetëm humbje për gjermanët që nga transferimi i tij

Efekti surprizë për Unionin e Berlinit duket se ka përfunduar dhe skuadra kryeqytetase është zhytur në një krizë rezultatesh, aq sa për të gjetur...

SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar koordinatori për...

Cekja i Beratit nuk mban dot lotët në dasmën e të birit (Video)

Sejfulla Myftari, i njohur me emrin e artit si Cekja, është një ndër aktorët e humorit që ka një pupullaritet të madh. I njohur gjithmonë...

Lajme të tjera

Web TV