Starton java e 19 e La Ligës, formacionet zyrtare të Valladolid-Leganes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

La Liga starton sot me javën e 19 të saj, si dhe luan ndeshjet e para të këtij viti. Sonte në mbrëmje luhen takimet Real Valladolid-Leganes në orën 19:00 dhe Sevilla- Ath. Bilbao 21:00.

Kanë dalë formacionet e takimit të parë dhe siç shihet Valladolid do të luajë 4-4-2, ndërsa Leganes 5-3-2.

Valladolid momentalisht ndodhet në vendin e 14-të të La Ligës me 20 pikë, duke lëvizur me tre pikë më pak nga vendi i 13-të që mbahet nga Real Betis.

Ndërsa, klubi i teknikut J. Aguirre nga ana tjetër ndodhet në zonën e kuqe të kategorisë, në vendin e 19-të dhe të parafundit me vetëm 13 pikë, ku lëviz me një pikë nga vendi i 18-të kua aktualisht ndodhet Celta Vigo.

Siç shihet edhe nga rezultatet këta të fundit e kanë më të domosdoshme fitoren e sotme për të shpëtuar nga zona e rrezikut, megjithatë edhe skuadra e drejtuar nga Sergio nuk është se ndodhet në pozicion të lakmueshëm, ndaj do përpiqen me çdo gjë për të arritur fitoren./Përgatiti: Fjala.al/

Formacionet zyrtare:

Të fundit

Sherr në parkimin e një lokali, qëllohet me armë drejt një makine! Autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në parkimin e një lokali në Thumanë. Pas një konflikti...

Berisha: Ilir Vrenozi u bë stari i fushatës sonë! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi. Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke...

U godit me shuplakë nga Jozi, vjen reagimi i parë nga Gjesti

Mbrëmjen e djeshme, pas daljes nga “Big Brother”, Gjesti është pyetur për dhunën e shkaktuar nga Jozi ndaj tij. Fituesi i “Big Brother Vip Albania...

“Sot firmosim marrëveshje’/ Rama: Hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. “Sot firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha...

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se...

Lajme të tjera

Web TV