Pas vrasjes së komandantit të lartë iranian Qassem Soleimani, nga një sulm ajror nga forcat amerikane, NATO ka vendosur që në Irak të pezullojë përkohësisht aktivitetet e trajnimit.
Sipas zëdhënësit në detyrë i Aleancës, Dylan White, NATO do të vazhdojnë të marrë masat e nevojshme pasi siguria e personelit është parësore.
“Siguria e personelit tonë në Irak, është parësore, ndërsa ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme. Misioni i NATO-s po vazhdon, por aktivitetet e trajnimit janë pezulluar përkohësisht”, ka thënë zëdhënësi në detyrë i NATO-s, Dylan White.
Ai vuri në dukje se misioni i NATO-s në Irak, numëron qindra anëtarë, të cilët ndihmojnë në forcimin e forcave irakene dhe parandalojnë kthimin e Daesh/ISIS.
White tha se NATO-ja po monitoron “shumë ngushtë” situatën në rajon dhe shtoi se: “Ne mbetemi në kontakt të ngushtë dhe të rregullt me autoritetet amerikane.”/Fjala.al