Ekzekutimi i gjeneralit iranian, Britania i del në krah SHBA-ve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vrasja e gjeneralit të Iranit, Qasem Soleimani, nga një sulm me dron i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sjell një sërë reagimesh të superfuqive botërore, megjithatë Britania e Madhe kishte qëndruar në heshtje deri më tani.

Ministri i jashtëm britanik, Dominic Raab, e ka quajtur të drejtë ekzekutimin e gjeneralit më të lartë të ushtrisë së Irakut nga SHBA-të.

Ky reagim i Raab sjell një ndryshim të qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje më këtë çështje.

Kryediplomati u shpreh se Britani e kupton pozicionin në të cilin ndodhej Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në momentin që mori vendim për ekzekutimin e gjeneralit iranian dhe shtoi se ishte i detyruar për një mbrojtje të vendit të tij.

Ky reagim i Raab erdhi pas kritikave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili deklaroi se Gjermania, Franca e Britania e Madhe nuk kanë qenë mjaftueshëm të dobishme në këtë çështje.

Raab refuzoi që ta dënonte kërcënimin e Donald Trump për bombardimin e 52 caqeve iraniane në rast se Tehrani do të sulmonte asetet e SHBA-ve.

Kryediplomati britanik po ashtu tha se amerikanët janë përpjekur të dërgojnë një mesazh të qartë për Iranin që nuk mund ta vazhdojë sjelljen armiqësore, raporton “Indipendent”./Fjala.al/


Të fundit

Drejtoresha e QSHA Rezana Vrapi u lirua sot nga detyra, ja kush e zëvendëson

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Evis Kushi ka liruar nga detyra ditën e sotme drejtoreshën e Qendrës së...

Boksieri shqiptar shkruan historinë në mes të Serbisë, Alban Beqiri siguron gjysmëfinalet e Botërorit

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka siguruar gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të Boksit, në peshën 71 kg, turne që po zhvillohet në Beograd (Serbi). Ai ka...

Reperi i njohur shqiptar ka një përgjigje për ndjekësit që e kritikojnë: Ju do të jeni gjithmonë të shëmtuar

Gashi është një emër i njohur në Shtetet e Bashkuara. Reperi shqiptar që jeton dhe vepron prej vitesh atje, numëron mjaft këngë që kanë...

Me ngjyra vjeshte dhe mrekulli të natyrës, Manastiri i Kamenes në Delvinë një nga bukuritë shqiptare që duhet vizituar

Turizmi është një nga sektorët që ka marrë më së shumti zhvillim në vitet e fundit në vendin tonë dhe falë kësaj promovimi i...

Iu nda babai nga jeta, Basha mesazh prekës: Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falënderuar të gjithë miqtë që iu gjendën pranë familjes së tij dhe i lehtësuan, me praninë, mendimet,...

Lajme të tjera

Web TV