Forcohen kontrollet rrugore, policia vendos gjoba në masë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ana e Policisë Rrugore janë shtuar masat e kontrollit në të gjitha rrugët urbane, interurbane, por edhe ato rurale për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, radarë Trucam për të monitoruar dhe parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Radar edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Tiranës. Masa edhe në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Kontrolle të shtuara me alkooltestues dragera”, deklarohet nga policia.

Si rezultat i këtyre masave, gjatë 24 orëve të fundit deri në këto çaste, janë pezulluar 176 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, nga këto: 51 në Tiranë, 47 në Durrës, 49 në Lushnjë-Fier nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore, 15 në Lezhë dhe 14 në Elbasan.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë vendosur 235 masa administrative për mosrregullim shpejtësie, veçanerisht në qendrat e banuara dhe shpejtesi jo më shumë se 20 km/h mbi normat e lejuara.

Si rezultat i kontrolleve me aparatin alkooltestues drager, në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 9 prej të cilëve në Tiranë, si dhe janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po gjatë kontrolleve janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, nga të cilët 16 në Tiranë.

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë e në afërsi të kalimit të këmbësorëve, në segmente me fushëpamje të kufizuar etj, si dhe janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në të gjithë vendin, 234 drejtues mjetesh, nga të cilët 165 në Tiranë.

Lexo edhe :  Numri i pensionistëve u rrit, por buxheti i shtetit po shpenzon më pak

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 456 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. 287 drejtues mjetesh duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

34 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorrësh pa vendosur kaskën mbrojtëse dhe 22 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor). 24 drejtues mjetesh, nga vende të ndryshme të BE-së, janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendour 1450 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore ka bërë apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve se duhet të respektojnë sinjalizimin rrugor, për të shmangur aksidentet dhe penalitetet e parashikuara në Kodin Rrugor.

 

Të fundit

Me karrocë dhe plagë në kokë, Dea Mishel publikon videon pas operacionit

Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në...

“Beleri një copë kukull, di vetëm 100 fjalë”/Shpërthen Ngjela: Një injorant pa shkollë…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me situatën e Fredi Belerit me Greqinë, pasi u shpall kandidat zyrtar...

10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Këto ditët me shi sikur na i prishën planet, ndaj ruaje këtë listën me 10 tituj serialesh që mund t’i shohësh në ditët në...

Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës. Opozita do të zhvillojë nesër...

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit/ “Më ka sulmuar”

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se Meta e ka sulmuar si politikane. Më tej ka sulmuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV