Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi është vetëplagosur me armë zjarri.
Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në Pejë të Kosovës, ku mësohet se ky person të ketë plagosur veten në mënyrë aksidentale.
Pas ngjarjes ai ka shkuar menjëherë në spital, ku është njoftuar edhe policia.
Forcat e policisë kanë kontrolluar shtëpinë e të plagosurit dhe kanë gjetur një pistoletë dhe 14 gëzhoja.
Me vendim të prokurorisë personi i dyshuar si i vetëplagosur është arrestuar./Fjala.al/