Grabitja në Memaliaj/ Arrestohen autorët, detajet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Shtetit njofton arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Ata akuzohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Më datën 04.01.2020, kanë hyrë në banesën e  H.R, në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Gjatë arrestimit, autorëve i’u gjetën dhe u sekuestruan, 4 celularë , një sasi lekësh të cilat i ishin vjedhur, një automjet dhe dy doza lëndë narkotike të llojit kokainë .

Arrestimi është bërë i mundur nga bashkëpunimi i policisë së Gjirokastrës me atë të Durrësit. Personat e akuzuar janë E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim një person tjetër.

Njoftimi Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ETALON”.

Operacioni nga DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Durrës

Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vjedhjes me dhunë e banesës së shtetasit H. R., ndodhur në Memaliaj, mbrëmjen e datës 04.01.2020.

Vihen në pranga 3 nga autorët, si dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 1 automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë.

Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë.

DVP Gjirokastër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Stacionin e Policisë Memaliaj, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVP Durrës, pas një pune të mirëorganizuar hetimore për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit H. R., finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “ETALON”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër dhe vijon puna për kapjen e tij.

Lexo edhe :  E mori me qira në Zvicër/ Kosovari bënte gara me Lamborghini në rrugët e Shqipërisë, ‘konkurrent’ kishte një BMW

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 04.01.2020, kanë hyrë në banesën e shtetasit H. R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Zbardhja e ngjarjes në kohë, si dhe kapja e autorëve, u bë falë një pune të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si dhe bashkëpunimit mjaft të mirë me DVP Durrës.

Ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”./Fjala.al


Të fundit

Shpërthimi në kompaninë e kimikateve në Gjermani, një i vdekur dhe pesë punëtorë të zhdukur

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një park industrial në Gjermani, duke lënë  të vdekur një person. Ngjarja...

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje të reja në Gjermani, Itali dhe Austri

Gjermania përsëri është përballur me stuhi dhe reshje të dendura, sidomos në rajonin juglindor të Bavarisë. Ekipet e emergjencës u desh të ndërhynin në...

Lojërat Olimpike/ Renditja e përgjithshme e medaljeve, Kosova lë pas Italinë

Në ditët e katërt të Lojrave Olimpike renditjen për medalje e udhëheq Amerika, që në total ka fituar 22 medalje. 9 ari, 5 argjendi...

Sherri në lokalin në Sarandë/ Turistët dhe truprojat konfliktohen me njëri-tjetrin, 1 i arrestuar dhe 9 të proceduar penalisht

Policia e Sarandës ka vendosur në pranga 1 person, si dhe ka proceduar 9 të tjerë, pasi janë përfshirë në një konflikt në ambientet...

Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po Berisha?! Basha refuzon të flasë: Nuk bëj asnjë koment!

Kreu i PD Lulzim Basha refuzon të komentojë vendimin e Partisë që ai drejton për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një konferencë për gazetarët, ai...

Lajme të tjera

Web TV