Lëvizjet e merkatos, Icardi kalon te juventus?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maurizio Sarri vazhdon të shikojë nga Paris-Saint German, pasi nuk heq dorë nga transferimi i Mauro Icardit.

Juventus planifikon që gjatë merkatos së verës ta ketë 26-vjeçarin pjesë të vetën dhe ta kalojë nga Liga 1 në Seria A.

Icardi luan te PSG si një huazim i marrë nga skuadra e Interit, megjithatë sezoni në Francë duket se ka qenë shumë i suksesshëm për të.

Drejtori i bardhezinjve të Juves, Fabio Paratici, tentoi që ta merrte atë në verën që lamë pas, por Icardi zgjodhi që të shkonte në Francë.

Në kontratën me PSG-në shkruhet se 26-vjeçari duhet të qëndrojë aty deri në fund të sezonit, megjithatë ai mund të zgjedh që tani skuadrën ku dëshiron që të transferohet.

Gruaja dhe agjentja e lojtarit, Wanda Nara është shprehur hapur për dëshirën e Icardit për të kaluar te “Zonja e Vjetër”, por pritet të shikohet se çdo ndodh deri në fund./Fjala.al/

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Lajme të tjera

Web TV