test

Përplasja SHBA-Iran, ja si renditen ushtritë e dy vendeve në konflikt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë beteja mes dy shteteve, ndër më të fuqishmet në botë, ka nisur. Mediet më të mëdha dhe më me ndikim në botë janë pozicionuar. Nisin të dalin edhe shifra, fakte dhe detaje që në fakt shoqëritë nuk janë interesuar ndonjëherë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me në krye Donald Trump konsiderohen shteti më ushtrinë më të fortë në botë. Ata mbajnë vendin e parë në renditjen botërore edhe përgjatë 2019-s. Por përplasja me Iranin, në fakt, nuk është një kafshatë e lehtë për këdo që kupton në armatimin që posedon ky shtet.

Por, ushtria iraniane, sipas renditjes vjetore, gjendet në vendin e 14-të. Po, a do të ndërmarrin vërtet hakmarrjen e premtuar për shkak të sulmit që vrau gjeneralin Soleiman? Këtë pritet ta mësojmë në ditë në vijim.

Renditja e ushtrive   

Ndërsa Irani mban zi për vdekjen e gjeneralit, zyrtarët nga të dy vendet kanë shkëmbyer paralajmërime të ashpra, duke u bërë thirrje forcave ushtarake dhe aleatëve përkatës “për gatishmëri”.

Sipas Global Fire Power, një faqe interneti e renditjes së ushtrive, ajo e SHBA-së renditet si ushtria më e fortë në botë, ndërsa Irani gjendet në vendin e 14-të nga 137 vendet që konsiderohen në rishikimin vjetor.

Sidoqoftë, rrjeti i fortë i Iranit “aleatët rajonalë” përbëjnë një kërcënim të madh për objektivat e SHBA-së dhe pritet të luajnë një rol të madh në rritjen e tensioneve midis dy vendeve, shkruan media britanike ‘Metro’.

Presidenti amerikan tha se ai urdhëroi sulmin ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit sepse Soleimani, 62 vjeç, po ‘komplotonte vrasjen’ e amerikanëve që banonin në vend.

Përplasja

Trump akuzoi komandantin e dytë më të fuqishëm të Iranit si përgjegjës për një seri luftërash në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e ‘orkestruara’ të milicisë në bazat e koalicionit amerikan në Irak.

Lexo edhe :  Ambasadori: Kam farkëtuar marrëdhënien më të fortë mes MB dhe Shqipërisë

Ai gjithashtu mendohet të ketë mbështetur demonstratat e dhunshme në ambasadën amerikane në Bagdad, në fillim të javës.

Irani e ka bërë të qartë tashmë se SHBA do të ketë pasoja të rënda për sulmin, me udhëheqësin suprem Ayatollah Ahmad Khatami që ka kërcënuar trupat amerikane në Lindjen e Mesme.

Ai paralajmëroi se është ‘koha për të pastruar rajonin nga këto kafshë tinëzare’, duke shtuar: ‘Unë po u them amerikanëve, veçanërisht Trump, ne do të kryejmë një hakmarrje…’.

Sipas Metro, Irani vuan disavantazhe të mëdha ushtarake në krahasim me SHBA-në, pasi është detyruar të mbështetet në prodhimin e brendshëm të armëve pas një embargoje të armëve të SHBA-së dhe jo vetëm. Përgatiti /Fjala.al/

Të fundit

Çfarë kuptimi ka shprehja “kolona e pestë”?

Shprehja "kolona e pestë" u krijua nga frankoisti Emilio Mola për të treguar një organizatë ushtarake klandestine që favorizon...

Reporteri shqiptar bëhet bujë në gazetat e huaja, parashikoi autogolin e Calafiorit

Calafiori dhe parashikimi absurd i gazetarit shqiptar në Spanjë-Itali: "Si ia dolën?" Profecia e pabesueshme e gazetarit për ndeshjen mes Azzurrit dhe “La Rojas”,...

Denaj: Në 5 muaj, eksportet bujqësore u rritën me 12%

Eksportet bujqësore në Shqipëri kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 12% për 5-mujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 182 mijë...

Jul Deda flet për raportin me Heidin pas BBVIP: Nuk më ka marrë në telefon

Julian Deda ishte i ftuar në “Wake Up”, ku foli për eksperiencën në Big Brother VIP, por edhe për periudhën pas daljes. Ndërsa tha...

“Çmendet” moti në Evropë, Italia “përvëlohet” nga i nxehti, zjarret pushtojnë Turqinë

Temperaturat e larta kanë “pushtuar” pjesë të Evropës duke shkaktuar edhe problem të mëdha deri në pasojë vdekje të shumë banorëve. Por, nga ana...

Lajme të tjera

Web TV