“Financial Times”: Shqipëria, një nga vendet që duhet vizituar në 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjiozja “Financial Times” ka publikuar destinacionet kryesore të vitit 2020, e ndër nëntë destinacionet kryesore renditet dhe Shqipëria. Vendet e tjera të përzgjedhura janë: Armenia, Japonia, Republika Domenikane, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Çadi dhe Uruguai.

Mali i Zi ka qenë ylli i vitit të kaluar, por i gjithë rajoni është në rritje, thuhet në shkrim, raportojnë mediat shqiptare.

“Turistët janë të tërhequr nga malet, kanionet, lumenjtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e qyteteve greke dhe romane, qytezat otomane si dhe mikpritja rurale”, thotë “Financial Times.

“Aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë, i shohin Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë, të cilat deri pak kohë më parë ishin të paprekshme, si pasojë e periudhës së komunizmit apo luftës të Kosovës, si një alternativë e alpeve, të cilat nuk kanë fare zhvillim turistik”, thuhet më tej.

Nga ana tjetër, artikulli vë theksin edhe te rëndësia e tureve historike, sidomos në zonat e mbrojtura nga Unesco, si Butrinti. “Financial Times” citon edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, sipas të cilit, të huajt mendojnë se Shqipëria është një vend ku të vrasin apo të grabisin, por që kuptojnë që janë në parajsë sapo dalin gjallë nga vendi.

Image result for bukuria shqiperise

Image result for bukuria shqiperise

Image result for bukuria shqiperise

Image result for bukuria shqiperise

Image result for bukuria shqiperise

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV