Policia humb gjurmët e ekzekutorëve të Guxim Gjyriqit!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga momenti që policia vendosi të publikojë pak të dhëna në lidhje me vrasjen e bujshme në Tropojë, ku nga një pritë në derën e biznesit të vet, u vra me breshëri kallashnikovi kushëriri i Fatmir Haklajt. Ndonëse për më shumë se 8 orë është punuar në disa pista për të shkuar tek autorët, policia jo vetëm ka humbur shkaqe e pista, por madje nuk ka mundur të sigurojë asnjë provë për shkak se mjeti i ekzekutorëve ka qenë i djegur tërësisht. Në vendin ku u gjet i djegur mjeti, Golaj të Hasit, largësia nga vendi i ngjarjes nuk është e vogël por plot 55 kilometër, çka do të thotë se autorët kanë patur mundësi të lëvizin në çfarë do lloj drejtimi që iu është dashur.

Referuar të dhënave konfidenciale policore që vijnë nga Kukësi bëhet me dije se asnjë e dhënë nuk është siguruar në lidhje me autorët e dyshuar. Policia është e bindur se mbi biznesmenin është ngritur një pritë dhe se autorët ose kanë patur informacion ose e kanë ruajtur Gjyriqin derisa ai ka dalë nga biznesi i tij. Ka pak të dhëna për orët e fundit të jetës së tij se me kë ka qenë dhe më kë është shoqëruar, por bëhet me dije se Gjyriqi nuk është ruajtur asnjëherë e për pasojë hetimi duket se e ka shmangur pistën e hakmarrjes së vjetër. Edhe pse u përfol si kushëri i parë i Fatmir Haklajt, në fakt lidhja mes tyre është një brez më e largët, ndaj edhe ka dyshime që biznesmeni të mos jetë qëlluar për ngjarjet e vjetra.

Policia e Kukësit ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës në lidhje me gjurmimin e ndonjë personi të dyshimtë që mund të ketë kaluar kufirin pas mesnatës së të dielës duke zbardhur e hëna. Në kamerat e biznesit nuk ka asnjë detaj tjetër veç makinës së bardhë dhe breshërisë së kallashnikovit që është lëshuar mbi të në momentin që ka lënë ambientet e biznesit të vet. Dyshohet se në mjet kanë qenë tre persona dhe mbi të ka qëlluar personi që gjendej në sedijen e pasme të mjetit. Dëshmitë nga njerëz të afërt dhe miq të viktimës nuk kanë mundur të ndihmojnë hetimin, ndërkohë që priten edhe dëshmi të tjera për të shkuar të paktën tek shkaqet e këtij krimi të rëndë që tronditi gjithë vendin në këtë fillimvit.

Lexo edhe :  Abuzoi me të miturën në Babrru, Apeli lë në fuqi dënimin me 12 vjet burg për rojen e shkollës

 


Të fundit

Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë: 2659 testime, 568 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 398 të shëruar në 24 orët...

Gjendet një person i vdekur në Tiranë, dalin detajet e para

Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se personi ende i paidentifikuar është gjetur te rruga 'Kongresi...

Erdogan ‘i pamëshirshëm’, dëbon 9 konsuj nderi vetëm sepse e kritikuan

Turqia do të dëbojë 9 konsuj nderi të nëntë shteteve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme turke. Sipas raportimeve, ky akt...

Zhvillimet në selinë blu, Basha mbledh sot kryesinë e grupit parlamentar të PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 18:00 kryesinë e grupit parlamentar të PD. Ende nuk dihen saktësisht çështjet që do të diskutohen...

“Tapë” në mësim/ Zbulohen SMS-të që drejtori maniak u dërgonte natën dy nxënëseve në Pogradec

Detaje të reja nga mesazhet që Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Stropckë të Pogradecit u dërgonte dy 14-vjeçareve të cilat e...

Lajme të tjera

Web TV