Kur SHBA-të vendosën që opozitën mërgimtare të Iranit ta strehonin në Shqipëri në 2014-tën, shumë shqiptarë iu trembeshin pasojave që mund të na vinin.
Sot, udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei na ka kërcënuar hapur. Ai nuk e ka përmendur hapur emrin Shqipëri, por tha gjithçka për të na identifikuar.
“Një vend i vogël evropian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit,” deklaroi Ali Khamenei.
Kujtojme se muxhahedinët iranian përfaqësojnë një lëvizje opozitare iraniane në mërgim që synon të rrëzojë Republikën Islamike.
Reagimet e forta të liderit iranian erdhën pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.
Kryefjalë e fjalimit të tij ishin akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ndaj vendeve të tjera aleate të saj.
Khamenei tha gjithashtu se tradhtarët e shtetit të ardhur nga jashtë organizuan protesta në Iran dhe kishin për qëllim sabotimin e Republikës.
Në fund të fjalës së tij, Khamenei porositi që iranianët të bëhen të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht në mënyrë që armiku të mos mundet t’i lëndojë. /Fjala.al