Pas lajmit se udhëheqësi suprem i Iranit kërcënoi Shqipërinë, shumë prej nesh filluan të bënin llogaritë nëse jemi nën rrezen goditëse të shtetit diktatorial.
Dyshimet na i hoqi menjëherë “Dailymail” me hartën e publikuar ku shihet qartë se ne jemi nën rrezen e raketave “Shahab 3 MRBM” me rreze 2000 km.
Ndonëse kryeministri Rama deklaroi sot se nuk kemi përse shqetësohemi për një sulm nga Irani, fatkeqësisht, vendi ynë është nën rrezen e shtetit islamik.
Por, cila është fuqia ushtarake e Iranit që kërcënoi Shqipërinë tërthorazi ditën e sotme?!
Lexo edhe:
Irani kërcënon Shqipërinë
Udhëheqësi suprem i Iranit ka një milion trupa në gatishmëri, qindra raketa të afta për të goditur të gjithë Lindjen e Mesme dhe një forcë detare guerile për tu hakmarrë ndaj SHBA-ve për vrasjen e Qassem Soleimani javën e kaluar, por dhe për të sulmuar vendin tonë ashtu si na kërcënoi.
Nëse lideri i Iranit zgjedh të sulmojë vendet që ka kërcënuar, nuk ka asnjë dyshim për rrezikun e arsenalit të Ajatollahut.
Irani ka 150,000 trupa elitare të Gardës Revolucionare Islame, 350,000 ushtarë të rregullt dhe gjysmë milionë në rezervë.
Ndërkohë, marina mund të vinte në ndihmë forcave Iraniane me furnizimin me naftë në ngushticën e Hormuzit. Rreziku vjen prej një forcë detare guerile prej anijeve të vogla, të shpejta të paisura me mitraloza dhe raketa, si dhe nëndetëseve.
Një e treta e gazit të lëngshëm në botë dhe pothuajse një e katërta e naftës së tij rrjedh nëpër ujërat e ngushta dhe të cekëta në bregdetin jugor të Iranit, vend i cili ishte skena e sulmeve dhe konfiskimeve të cisternave të naftës vitin e kaluar.
Shpenzimet e mbrojtjes së Iranit u rritën pas heqjes së sanksioneve nga Marrëveshja për Iranin e vitit 2015, por buxheti ka rënë ndjeshëm që kur Trump ripropozoi vendosjen e sanksioneve. Shpenzimet për vitin e kaluar ishin rreth 20.7 miliardë dollarë – afërsisht 3.8% e PBB-së së saj – ndërsa një vit më parë ishte 27.3 miliardë dollarë.
Raketat balistike të Iranit, siç janë ato që u përdorën gjatë sulmit në bazat ajrore të SHBA-ve mbrëmë, janë “dhëmbët më të mprehtë” në armatimet e këqija të Teheranit.
Irani ka numrin më të madh të raketave në Lindjen e Mesme. Mungesa e një force ajrore moderne, ka detyruar Iranin për të krijuar aftësi goditje me rreze të gjatë, për të penguar armiqtë e saj në rajon të sulmojnë.
Këto raketa mund të arrijnë deri në 1.250 milje, distanca e mjaftueshme për të goditur Evropën Lindore dhe pjesën më të madhe të Indisë.
Varianti i fundit me rreze të mesme të Shahab 3, që hipotetikisht është dhe raketa që mund të godasë Shqipërinë, mund të modifikohet dhe brenda saj mund të futet një kapele bërthamore. / Fjala.al