Presidenti amerikan Donald Trump sapo deklaroi se do të vendosë sanksione shtesë ekonomike mbi Iranin .
Në një deklaratë për median, i shoqëruar nga gjeneralët më të lartë amerikan, Trump theksoi se Evropa duhet të shkëputet nga mbetjet e marrëveshjes bërthamore të Iranit, të cilën ai e quajti një marrëveshje “marrëzie” dhe më parë kishte njoftuar se SHBA do të braktisnin.
Trump nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me natyrën e sanksioneve të mëtejshme.
Gjithashtu, Trump e quajti vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Suleimani si “veprim vendimtar për të ndaluar një terrorist të pamëshirshëm”.
Donald Trump ka njoftuar se nuk pati viktima të SHBA në sulmet raketore iraniane në objektet amerikane në Irak mbrëmë. /Fjala.al