Konflikti/ Flet gjenerali i NATO-s: SHBA nuk kërkon të pushtojë Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, kanë ngritur në alarm edhe vetë Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Kjo e fundit i është përgjigjur ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, për t’u përfshirë më shumë në Lindjen e Mesme.

Duke folur për këtë situatë, gjenerali i NATO-s, Michael Barbero zhvilloi një takim pune me një grup deputetësh dhe ish-deputetësh shqiptarë në Tiranë.

Sipas gjeneralit të NATO-s, Michael Barbero, nuk është aspak e vërtetë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të pushtojnë Iranin. Vrasja e gjeneral Sulejmanit, sipas Barberos ishte parandalim për sulme të mëtejshme të Iranit ndaj amerikanëve.

Nuk është e vërtetë që SHBA kërkon të pushtojë Iranin. Vrasja e gjeneralit Soleimani ishte një parandalim. Irani ka organizuar disa sulme të sofistikuara, nuk kishte përgjigje nga ne. Kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë. Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ishte e mirë, duhet të negociojmë një tjetër.”

Para disa vitesh, gjenerali Barbero ka pasur nën komandë trupat shqiptare në Irak.

Të fundit

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Lajme të tjera

Web TV