Paketa fiskale/ Bashkia heq tarifën për shtëpitë në proces legalizimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpitë që janë në proces legalizimi në territorin e Bashkisë së Kamzës nuk do të paguajnë më tarifën 0.7 % të investimit. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Bashkia përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ku bëhet e ditur miratimi i paketës fiskale 2020 nga Këshilli Bashkiak. “Një tjetër ndihmë në këtë paketë fiskale vjen edhe për çdo familje e cila e ka shtëpinë e saj ne proces legalizimi ku me paketën fiskale të vitit 2019 duhej të paguante një tarifë prej  0.7% të investimit, ndërkohë që me paketën e re fiskale të vitit 2020 kjo tarifë është bërë zero” shkruhet në njoftim.

Po ashtu, në Paketën Fiskale për vitin 2020 parashikohet ulja e tarifave bashkiake për çdo të ri dhe grua kryefamiljare  të cilët hapin një biznes  në Kamëz. Pensionistët janë një tjetër kategori të cilët përfitojnë uljen e tarifave bashkiake për vitin 2020. Me paketën e re fiskale të Bashkisë Kamëz janë hequr të gjitha  tarifat bashkiake për familjet të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit.

Ligji

Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, e cila është një taksë që administrohet nga pushteti vendor. Tarifa llogaritet në bazë të sipërfaqes së punimeve sipas preventivave përkatëse për këto sipërfaqe. Për ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0.5 për qind e vlerës së investimit.

Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikimit të ndërtimit për legalizimin, pra dosja shqyrtohet, pavarësisht faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Për të marrë lejen e legalizimit, personi që ka ndërtuar pa leje duhet të paguajë më parë taksën. Këshilli i Ministrave ka kryer që në shtator të vitit 2016 ndryshime në vendimin nr.954, datë 25.11.2015, të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet përcaktuan faktin se nuk do të jepet asnjë leje legalizimi pa pagur taksën.

Lexo edhe :  Ibrahimaj: Do mbështetesim biznesin për çmimin e energjisë

“Leja e legalizimit miratohet pasi të jetë administruar dokumentacioni i vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, vetëm nëse kjo taksë është llogaritur nga ALUIZNI, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës, dhe është arkëtuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.50/2014. Për rastet e tjera, ky dokumentacion administrohet nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të nenit 23, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 dhe mungesa e tij nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit”, thuhet në pikën 2 të vendimit.

Sipas VKM-së, dokumentacioni i pronësisë së parcelës ndërtimore ose i ndërtimit ekzistues për shtesat pa leje administrohet përpara miratimit të lejes së legalizimit vetëm nëse subjekti e disponon atë, sipas përcaktimeve të neneve 27, shkronja “d”, dhe 28, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Mungesa e këtij dokumentacioni nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit. Në nenin 27, pika d të ligjit për legalizimet thuhet: d) vërtetimin ose certifikatën e pronësisë së parcelës ndërtimore nga ZRPP-ja përkatëse (pasi subjekti të jetë pajisur me të sipas këtij ligji, kur ai e disponon menjëherë gjatë vetëdeklarimit) dhe/ose çdo akt tjetër ligjor për fitimin e pronësisë”.

Të fundit

Qeveria e Serbisë në komunikatën zyrtare e pranon Kosovën Republikë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë raportoi në Parlamentin e Serbisë, për planin franko-gjerman dhe bisedimet me Kosovën. Vuçiç,...

Shtetet e fuqishme botërore bien pre e hakerave, mes tyre dhe Italia

Një “sulm masiv” kibernetik duke përdorur virusin ‘ransoware’, u zbulua sot nga ekipi i mbrojtjes së sigurisë kompjuterike në Itali, të Agjencisë Kombëtare të...

Bayern Munchen fiton me goleadë në transfertën e Wolfsburgjt, Musiala realizon një perlë

Pas disa barazimeve radhazi, Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në kampionat. Bavarezët triumfuan 2-4 në transfertë ndaj Wolfsburg. Ekipi i Nagelsmann vendosi ndeshjen...

Sudani Jugor: Papa bën thirrje që njerëzit të refuzojnë “helmin e urrejtjes”

Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës. Ai i ka bërë thirrje...

Harry Kane rekordmen/ Tottenham mposht Manchester Cityn, buzëqesh Arsenali

Harry Kane, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Tottenhamit (267 gola). 29-vjeçari, me golin që realizoi ndaj kampionëve në fuqi të...

Lajme të tjera

Web TV