Shqiptarët sigurojnë vetëm makinat, heqin dorë nga shëndeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar- nëntor  kapën vlerën mbi 15,6 milionë lekë, ose 3.20% më shumë se në periudhën janar- nëntor  2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.76 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.83% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.41%.  Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – shtator 2019, arritën rreth 1,1 milionë lekë, ose 6.38% më shumë se në periudhën janar – shtator 2018. Ndërkohë në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar- nëntor  2019, vihet re një ulje prej 28.45% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.42% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar- nëntor   2018.

Gjatë periudhës janar- nëntor  2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,488 milionë lekë, ose 11.13% më pak se në periudhën janar- nëntor   2018.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar- nëntor   2019 arritën rreth 9,986 milionë lekë, ose 4.45% më shumë se në periudhën janar- nëntor   2018.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar- nëntor, pati një rritje prej 5.01% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.76% krahasuar me periudhën janar- nëntor 2018.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar- nëntor   pati një rritje prej 5.55% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 23.64% krahasuar me periudhën janar- nëntor  2018.

Lexo edhe :  Euro dhe dollari në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – qershor, pati një ulje 7.24% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar- nëntor   2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 4.99%.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV