250 mijë euro për luftën kundër ISIS, amerikanët e falënderojnë Haradinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e amerikane në Prishtinë ka falënderuar Kosovën pas vendimit të Qeverisë për vënien në dispozicion të 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit global kundër ISIS-it.

“Falënderojmë Kosovën për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është marrë vendim që të akordohen 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit global kundër ISIS.

Kjo ishte pika e vetme e rendit të ditës, ndërkaq.

Këto shpenzime është bërë e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.

Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.

Që pas dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit, Haradinaj disa herë ka mbledhur Qeverinë dhe ka bërë ndarjen e mjeteve financiare për tema të ndryshe.

Të fundit

Si e fitoi kuzhinieri spanjoll një linjë telefonike për në Shtëpinë e Bardhë?

José Andrés dërgon kuzhinierë në zonat e fatkeqësive. Ai ka udhëhequr një reagim të ashpër për Gazën kundër Netanyahut...

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, bota duhet të veprojë: kriza na kërcënon të gjithëve

Netanyahu donte një konflikt më të gjerë dhe Teherani ka hyrë në grackën e tij. Fuqitë e mëdha duhet ta ndalojnë menjëherë këtë Nga Simon...

Bashës nuk i del inati me kthimin e Berishës në PD: “Pazar për Xhaçkën”

Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes PS dhe Rithemelimit. Në këmbim...

Çfarë po sjell era Bardhi për PD-në e Rithemelimit

Po ajo mënyrë funksionimi: E paqartë, e pa vendosur, e dyzuar dhe pa ide. Rithemelimi nën drejtimin e Gazmend Bardhit si numri dy, nuk...

Lajme të tjera

Web TV