I ati i monstrës së Mallakastrës: Ma sillni djalin ta vras vetë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prindërit e 26-vjeçarit Ervis Zotkaj, protagonisti i krimit monstruoz në Gjerbës të Mallakastrës, ku lidhi me litar dhe  hodhi në rezervuar trupin 50-vjeçarja Drita Saliaj, kërkojnë drejtësi nga shteti. Ata kanë dalë sot para medieve lokale duke mohuar të birin e tyre dhe duke folur edhe për cilësitë e viktimës. I ati dhe e ëma kërkojnë që djali të ekzekutohet në fshat. Madje i ati shkon deri aty sa i kërkon shtetit ta sjellë në Gjerbës dhe ta vrasës vetë.

Ata kanë thyer heshtjen dhe kanë dalë para kamerave duke thënë:

Rrëfimi

“I lutem shtetit të marrë masat më të rënda, ose ta bjerë në Gjerbës të Mallakastrës, ta pushkatoj me dorën time. Nuk e di nëse djali im është autor i ngjarjes, nuk di asgjë. Makina e djalit ishte në shpi më 5 janar, edhe djali ishte në gjumë, deri këtu e di.

Policia erdhi në 4, ishim në gjumë. Hapa portën, më thanë jemi policia, ku e ke djalin? Ju thashë që nuk e di. Më thanë gjej djalin. Iu thashë të shikonin brenda në shtëpi, se unë nuk e di. Djali kishte vajtur te një kushëri, që banon në Greqi, dhe vajtën e kapën atje dhe e morën me makinë.

Ai ishte ishte si i tërbuar. Nuk hante bukë në rregull, ikte shpeshherë. Dua dënimin më të rëndë. Ta çoni e ta lyeni me benzinë e ta vrisni. Ajo gruaja ishte shumë e mirë, shumë e ndershme. Për Vit të Ri e urova, e pyeta me kë e kaloi, më tha vetëm. Unë jam ta pushkatoni në vend djalin. Ai vinte e ikte të shtunën, mora dhe vajzën në telefon, po më tha ashtu bën ai. Ishte si i hutuar, i trembur. Luisi ishte në Greqi, atë tjetrin nuk e njoh fare.

Lexo edhe :  ‘Corriere Della Sera’: Ksamili dhe Lukova dy ‘Maldivet e Europës’

Djalin e mbështes me plumb në kokë, kaq. Unë dua të pushkatohet këtu në fshat, se nuk e dua. Të ma bënte mua nënës më parë, pastaj Dritës. E kemi rritur me lakra, na janë këputur duart duke punuar për të dhe të na bëjë këtë. Unë kam katër djem e tri vajza, tani kam gjashtë fëmijë. Të ma sjellin këtu, po s’e vrava, mos më quani të tillë. Ai më ka borxh kokën. Unë do ik nga këtu dhe do shkoj në Gjerbës e do i them më vrit mua. Unë si prind vete vetë atje dhe iu them të më pushkatojnë”. /Fjala.al/

Të fundit

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Lajme të tjera

Web TV