Moti, acari drejt largimit, rriten temperaturat deri në 17ºC

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita që sapo ka nisur e ka futur vendin në një kthim temperaturash të mbi zeron. Tirana si rrallë këdo ditë zbardhi me plus 1 gradë ndërkohë gjithë 24-orëshi në vazhdim premton rritje të ndejshme edhe në zonat malore.

Kështu falë kushteve të qëndrueshme atmosferike vendi ynë ka patur dhe do të vazhdojë të ketë deri në fund të ditës mot të kthjellët.

Edhe për ditën e premte vendi do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Nesër gjithashtu pritet depërtimi i masave relativisht më të ngrohta duke rritur vlerat e temperaturave kryesisht ato të mëngjesit.

Në këtë mënyrë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -5ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulëta e bregdetare.

Po ashtu edhe temperaturat e mesditës pritet të kenë rritje duke prekur vlerat nga 11ºC në zonat malore deri dhe 17ºC në ato të ulëta e bregdetare. Fjala.al/

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV