Video, dëshmia e nënës: Ja si ma masakroi vajzën, Erdetit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi tronditës në Paskuqan, ku kunati Eredet Çapoku vrau me sende të forta kunatën e tij, Enkeleda Çapoku.

Deri dy vite më parë, viktima dhe autori i krimit jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, afër njëri-tjetrit. Gruaja jetonte me vajzën e saj 18-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite për drogë.

Kunati e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën, dhe duke i bërë fotografi në çdo moment. Më pas, fotot ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.

Për këtë arsye, gruaja e kishte denoncuar kunatin, dhe kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në Komisariatin e Kamzës. Kjo kishte shtuar edhe më shumë përplasjet, duke bërë që ai mbrëmë të futet në banesën e saj, duke shkelmuar derën, dhe duke vrarë Enkeledën në sy të vajzës dhe nënës së saj. Detjate i ka dhënë nëna e viktimës e cila pasi ka dalë nga gjendja e shok-ut ka folur për News 24 dhe ka treguar gjithçka di nga përplasjet mes së bijës dhe kunatit të saj.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV