Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg për autorët e vrasjes së Drita Saliajt në Gjerbes të Mallakastrës.
Dy minorenët e kanë pranuar krimin, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj e ka mohuar.
Ky i fundit ka thënë se nuk ka qenë i pranishëm.
Akuza përfaqësohej nga prokurori Hysen Ajasllari, ndërsa trupi gjykues drejtohej nga gjyqtarja Olkida Licaj. Ervis Zotaj mbrohej nga avokati Erlis Nakollari, Luis Saliaj nga Besnik Gega, ndërsa Sindi Shehu nga Genti Hema.
Tre autorët sulmuan Drita Saliajn në shtëpinë e saj, të cilët kishin hyrë në banesë për të vjedhur.
Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi hasën në rezistencën e zonjës së shtëpisë e goditën atë dhe më pas trupin e hodhën në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ndodhi më 5 janar ndërsa trupi i lidhur i gruas u zbulua në rezervuar dy ditë më pas.