Një miliarder nga Japonia ka blerë biletën e parë për udhëtim në Hënë që organizohet nga Space X, dhe kërkon që ta shoqërojë një femër. Yusaku Maezawa, 44 vjeç ka publikuar shpalljen në Twitter me 9 milion ndjekësit e tij.
Pasuria e tij besohet se kap shumën e dy miliardë dollarëve, pasi është themelues i zinxhirit të dyqaneve të rrobave Zozo.
Në tetor të vitit 2018 ishte bërë blerësi i parë i biletës për udhëtim në Hënë, dhe asokohe pati deklaruar se do të marrë me vete artistë me qëllim që të frymëzohen për veprat e tyre artistike gjatë këtij udhëtimi.
Megjithatë duket se ka rezervuar një vend edhe për dikë tjetër e cila mund të jetë e dashura e ardhshme.
“Kanë filluar të më kaplojnë emocionet e vetmisë dhe zbrazëtirës. Për këtë po mendoj që dua ta kem një grua afër”, -ka shkruar Maezawa në ueb-faqen e tij.
Të gjitha femrat që janë mbi 20 vjet mund ta kontaktojnë për udhëtimin në Hënë. Fatlumja nuk duhet domosdoshmërish të di gjuhën japoneze, por e gjitha çfarë kërkohet është të jetë pozitive ta jetojë në maksimum jetën dhe që dëshiron “paqe në botë”./Fjala.al