test

Një tjetër shtetas turk para gjykatës, kërkon gjykim të shkurtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër shtetas turk, i arrestuar nga autoritetet shqiptare, nisi sot përballjen në një proces gjyqësor. Selami Simsek, u kap në aeroportin e Rinasit. Ai u arrestua në të njëjtën ditë me bashkëkombësin e tij Harun Çelik, i cili u dëbua me urgjencë nga Shqipëria ditën që i mbaroi dënimi, nën dyshimet për shkelje të procedurave të ndjekura ndaj tij.

Që të dy kishin ndjekur të njëjtin itinerar, ndërsa kishin qenë më parë në Prishtinë, ku kishin ndarë të njëjtën dhomë, në pritje të marrjes së një vize kanadeze, në këmbim të pagesës. Të dy kishin hyrë me pasaportën e tyre të rregullt në kufi dhe ishin zbuluar nga autoritetet shqiptare në përpjekje për të fluturuar drejt Kanadasë.

Edhe Simsek, dyshohet se konsiderohet nga autoritetet e Ankarasë si pjesëtar i së ashtuquajturës lëvizjes gyleniste.

Autoritetet turke në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar nga pala shqiptare kapjen e anëtarëve të organizatës Feto, e konsideruar terroriste nga Ankaraja.

Simsek doli sot për herë të parë para gjykatës, ndërsa ka qëndruar në paraburgim për gati 6 muaj.

Përfaqësues të ambasadës turke ishin sot të pranishëm në seancën ndaj Selami Simsek, por ky i fundit, i pyetur nga gjykatësi, tha se nuk e konsideronte këtë një problem, ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar.

Të fundit

Të njohurat dhe të panjohura e paktit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thanë se partneriteti i ri strategjik...

Zhvillimet në PD/ Gjekmarkaj: Të gjejmë modusin të mos përjashtojmë njëri-tjetrin

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha nga studio e “Open” në News24 se pas vendimit të Gjykatës së Apelit sot kemi vetëm një Parti...

“Hysaj ka bërë dje vetëm një gabim”, Josa analizon mbrojtjen

Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku analizoi mbrojtjen...

E rëndë në Itali/ Punëtori shqiptar plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një...

Sa nxehtësi mund të durojë trupi i njeriut?

Vdekjet nga nxehtësia janë bërë mjaft të zakonshme dhe ndërsa bota nxehet, mund të bëhen edhe më të zakoshme nëse nuk zhvillohet një plan...

Lajme të tjera

Web TV