Stuhia në SHBA shkakton 11 viktima dhe 100 mijë ndërprerje energjie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia dimërore që përfshiu pjesën juglindore të SHBA-ve, e cila ka shkartuar 11 viktima, ka lënë pa rrymë elektrike mijëra amerikanë.

Të dielën pasdite janë shënuar 100 mijë ndërprerje në vende të ndryshme ku vetëm në Nju Jork u regjistruan 40 mijë ndërprerje. Më shumë se 28 mijë persona kanë mbetur pa rrymë në Karolinën Veriore dhe Karolinën Jugore të dielën në mëngjes.

Rreth një mijë fluturime janë anuluar në dy aeroportet kryesore të Chicago-s gjatë fundjavës, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit e lëshoi një paralajmërim për vërshime në zonat bregdetare. Autoritetet njoftuan se nga një tornado me erëra që e arritën shpejtësinë e 215 kilometrave në orë i ka lënë të vdekur tre persona në Alabama.

Në pjesën veriperëndimore të Louisiana-s, tre persona vdiqën për shkak të erës së fortë, e cila rrëzoi drunj dhe objekte të ndryshme. Rrugët me akull ndikuan që të shtohet numri i viktimave në aksidentet e trafikut. Dy persona vdiqën pasi u goditën nga një veturë në vendin ku më parë kishte ndodhur një aksident./Fjala.al

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV