Durrësi, ja si duken sot gjurmët e tërmetit të 26 nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Durrësi nuk është në ditët e tij më të mira. Dhe kjo padyshim, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga rënia e këtij tërmetit me intensitet 6.3 shkalla Rihter, në pallatet e Durrësit mund të dallosh fare qartë gjurmët e tij.

Fotografitë e mëposhtme janë shkrepur te enjten e 16 janarit 2020

Të banueshëm apo jo të tilla, këtë e vendosin ekspertët. Por të paktën nga pamja e jashtme këto pallate nuk duken aspak në gjendje të mirë.

Shqipëria futet ne vendet me risk të lartë për sa i përket anën sizmike. Në historinë e saj janë regjistruar tërmete të fortë që kanë marrë shumë jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar mijëra banesa.

Materialet shkencore thonë se Shqipëria shtrihet përtej kufirit konvergjent midis Pllakës Euroaziane dhe Adriatikut, pjesë e zonës komplekse të përplasjes me Pllakën Afrikane. Struktura e pjesës perëndimore të Shqipërisë mbizotërohet nga tektonika aktive e shtyrjes. Rajoni është sizmikisht aktiv.

Veçanërisht rajonet e Durrësit janë më të prekurit nga ky fenomen. Qysh nga koha e Romës se Lashtë Durrësi është përballur me rrënime masive si pasojë e tërmeteve.

Mendohet se tërmeti i vitit  1267 ka qenë ndër më shkatërruesit.

Por duhet thënë se asnjë fenomen sizmik, që nga koha kur kanë filluar të maten, nuk ka dëshmuar një magnitudë më të lartë se 7-të të shkallës Richter.

Tërmeti me më shumë viktima në Shqipëri duhet të jetë ai i 17 tetor 1851 në Berat. Sipas të dhënave pasojat ishin të mëdha, mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa.

Enciklopedia Shqiptare e vitit 1985 përshkruan edhe disa tërmete të tjerë të fortë. Një tërmet i qershorit 1905 në qytetin e Shkodrës vlerësohet se kishte magnitudë 6.6 dhe intensitet 9 ballë. Ai u shoqërua me mbi 600 pasgoditje që vijuan deri në korrik të vitit 1906.

Lexo edhe :  Rama: Pista e biçikletave më 1 Qershor. Në Tiranë 84 kënde lojërash, 41 shkolla të reja

Më 15 prill 1976 një tërmet me magnitudë 7.25 sipas shkallës Richter godet Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën dhe dëmtuan 17.118 shtëpi e objekte social-kulturore. Epiqendra e tërmetit ishte në Malin e Zi.

Ndërkohë, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri renditet ndër më shkatërrimtarët në botë për vitin 2019. Portali gjerman, i specializuar për informacionet që kanë të bëjnë me lëkundjet e tokës “Erdbebennews” e rendit këtë tërmet të katërtin në shkallë globale, për nga numri i personave të cilëve u ka shkaktuar dëme.

Përgatiti L.Veizi/ Fjala.al/

Të fundit

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: Do vazhdojë të na frymëzojë

Një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini, i...

Modelja e famshme bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

Modelja e njohur Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge janë bërë prindër. Sofia lindi një vajzë, të quajtur Eloise Samantha Grainge. Ajo zbuloi...

Himara nis sezonin turistik/ Fluks turistësh nga Anglia, Gjermania e Zelanda e Re

Himara tashmë e ka nisur sezonin turistik duke sfiduar edhe motin e paqëndrueshëm. Numri i turistëve është në rritje ndërsa janë kryesisht te huaj ata...

Gjendet e pajetë në banesë adoleshentja, ‘ngrihet në këmbë’ grupi hetimor

Një 17-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Adoleshentja raportohet se është gjetur e pajetë nga familjarët e saj. Ngjarja e...

Dhjetëra të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm...

Lajme të tjera

Web TV