Reforma Zgjedhore/ Ja çfarë deklaruan të besuarit e partive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundoj mbledhja e parë e Këshillit politik për Reformën Zgjedhore. Mbledhja e sotme u drejtua nga dy kryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Pas mbledhjes së parë për Reformën Zgjedhore , Damian Gjiknuri u shpreh për mediat se prioriteti kryesor për këtë grup pune janë çështjet e administrimit zgjedhor dhe ato të sistemit. Ai gjithashtu përgëzoi Partinë Demokratike për vendimin e saj për t’ju bashkuar në tryezë.

“Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, çështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime të saja ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis” u shpreh Gjiknuri.

Për mediat ka folur dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, e cila tha se janë duke diskutuar mundësinë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sipas Rudinës është e rëndësishme që të futen listat e hapura , në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin vetë dhe t’iu hiqet pushteti krerëve të partive. Gjithashtu ajo u tregua e gatshme për të bashkëpunuar me grupin e punës pse jo dhe çdo ditë.

“Për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, duke iu dhënë shans shqiptarëve të kenë lista të hapura, që ata të votojnë ata që duan, dhe për t’ju hequr pak pushtetin krerëve të partive. Mendoj që hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive. Takimi ishte i suksesshëm, përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë. Ju garantoj që tani e tutje do vazhdojmë të takohemi, mbase edhe përditë, pasi duhet bërë një punë shumë intensive”, tha Hajdari.

Lexo edhe :  “Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

I mandatuari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, pas mbledhjes u shpreh se prioritet mbeten diskutimet mbi çështjet për shit-blerjen e votave,presioni mbi zgjedhësit, keqpërdorimi i punonjësve të administratës apo manipulimi i listave të votimit.

“Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qëndrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qëndrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që përputhet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR: lufta kundër shitblerjes së votës presioni mbi zgjedhësit, që janë punonjës të administratës abuzimi me burimet shtetërore manipulimi i listave keqpërdorimi i Policisë së Shtetit cenimi i sekretit të votës cenimi i lirisë së votës.

Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke patur parasysh arritjen e rekomandimeve dhe standardeve të OSBE/ODIHR-it. Ky dokument do t’ju bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit.”, u shpreh Bylykbashi./Fjala.al

Të fundit

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Operacioni ‘Ura’, prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë në Shqipëri

Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri. “Për sa i përket flukseve...

Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri...

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se megaoperacioni “Ura”  nga SPAK dhe...

Lajme të tjera

Web TV