Çfarë duhet bërë për të ndalur ikjen e shqiptarëve? BE e ka një përgjigje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një nga sfidat më të mëdha që po përballet Shqipëria është shpopullimi i saj për shkak të humbjes së shpresës dhe besimit se vendi do të zhvillohet ndonjëherë, veçanërisht nga ana ekonomike.

Për këtë arsye, në Konferencën e 16-të parlamentare rajonale për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është diskutuaredhe çështja e emigracionit dhe shpopullimit të Shqipërisë.

Duke pasur në fokus çështje si transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave perspektivat e komunikimit mes vendeve dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, ambasadori i BE-së Luigji Soreca  theksoi se procesi i integrimit do të synojë të përmirësojë jetën e shqiptarëve.

Ndërkaq, nga ana e saj Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu theksoi se duhet të ndërtohet një axhendë kombëtare dhe jo të ecet sipas axhendave individuale, për të frenuar ikjen masive të shqiptarëve.

Në të njëjtën linjë foli edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas tij, çështjet si transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, do të mundësojnë fuqizimin e ekonomisë sonë.

Kjo Konferencë do të diskutojë disa çështje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal, të cilat zhvillohen e mbështeten nga Procesi i Berlinit, lidhshmëria, transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave. Këto çështje mund të vlerësohen në disa perspektiva, si: komunikimi midis vendeve tona, mbështetja e rinisë dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Të gjitha këto aspekte janë thelbësore për zhvillimin, bashkëpunimin dhe kohezionin rajonal. Nëpërmjet tyre, vendet tona do të mundësojnë fuqizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre, për të ndërtuar një rajon me zhvillim, mirëqenie, paqe, stabilitet, siguri e qarkullim të lirë të ideve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve e qytetarëve”, tha Ruçi. /Fjala.al/


Të fundit

“Gjirokastra vendi më i bukur që kisha vizituar”/ “The Guardian” shkruan për qytetin shqiptar (Foto)

Silueta e Gjirokastrës filloi të dilte në distancë. Ky qytet është në jugun malor të vendit, i cili anashkalohet...

“Babai im është nga Dibra”/ Bebe Rexha: Kemi kopsht me domate në mes të Los Anxheles

Në një intervistë  për US Ëeekly Rexha ka treguar disa fakte interesante rreth saj, të cilët fansat mund të mos i kenë ditur më...

E rëndë përballë “Vasil Shantos”, një grua ka 20 min pa ndjenja në mes të rrugës, kalimtarja vë duart në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë kjo që raporton Newsbomb.al. Përballë shkollës “Vasil Shanto” duke zbritur për në “Tiranë të Re”, në mes të rrugës shihet një...

Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gajushit". Mjeti tip "Skoda" me drejtues shtetasin A.Sh.,...

“Blic” thirrje serbëve për bregdetin shqiptar: Blini masivisht prona, janë shumë lirë!

Dyndjes së madhe në numër të qytetarëve serb drejt bregdetit shqipëtar, media serbe “Blic” i ka kushtuar një shkrim të gjatë. Sipas saj bregdeti shqiptar,...

Lajme të tjera

Web TV