E vranë dhe e tërhoqën zvarrë për 50 metra, gjendet trupi i shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e kësaj të premteje është gjetur trupi i një të riu në kanalin në qendër të Kalcios Itali. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Erion Morina nga Kosova i cili banonte në atë qytet prej kohësh.

Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i cili njoftoi menjëherë policinë. Pas hetimeve rezultoi që i riu ishte goditur brutalisht dhe ishte hedhur në kanal. Gjurmët e gjakut të gjetura afër trupit të pajetë të çonin në një bar në rrugën Papa Giovanni ku dhe mendohet se do të ketë ndodhur vrasja.

Dyshohet se Morina ka debatuar me një shqiptar tjetër në një bar rreth orës 01:30 të mbrëmjes. Konflikti ka vazhduar dhe jashtë barit ku i riu ka marrë goditjet. Më pas trupi i tij është tërhequr pesëdhjetë metra dhe është hedhur në kanal. Ndërkohë autopsia do të përcaktojë nëse vdekja e 20-vjeçarit ka ardhur nga goditjet e shkaktuara apo nga hedhja në kanal./Fjala.al

Të fundit

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

“I shtyrë deri në kufi”: ishulli i vogël grek në pamjet e kontrabandistëve të njerëzve

Frika për një rrugë të re migrimi rritet pasi më shumë se 800 njerëz zbarkojnë në Gavdos, popullsi më pak se 70, brenda pak...

Fatkeqësitë natyrore dhe korrupsioni i monitoruar edhe nga shoqëria civile

Nga Eduart Gjokutaj   Korrupsioni në rastet e fatkeqësive natyrore është një problem shqetësues që po ndihet në drejtim të rëndimit të buxhetit të shtetit nga...

PE kritika të forta Greqisë për Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos kritikoi autoritetet greke për politikën bllokuese në procesin integrues të vendit. Duke iu referuar ndërhyrjes së...

Lajme të tjera

Web TV