Kërkesë për pezullimin e gjyqtares që liroi nga burgu Endrit Doklen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar lirimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha. , Ishte pikërisht kjo gjyqtare që i dha lirinë Endrit Dokles, anëtarit të bandës së Durrësit, i cili ishte i dënuar më parë me burgim të përjetshëm.

Pasi u shpreh se lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është kambanë alarmi,

Gjonaj bëri me dijeni se është pezulluar pas lirimit të të dënuarit, drejtori i Shërbimit të provës në Krujë. Nga ana tjetër, Gjonaj dënoi rëndë vendimin e gjyqtares Enkeleda Hoxhës. Ministrja theksoi se lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është kambanë alarmi.

” Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm, kambanë alarmi. Lirimi i Dokles, vendim skandaloz i gjyqtares Enkeleda Hoxha. Për gjyqtaren Enkeleda Hoxha i jemi drejtuar KLD-së që në janar 2018. Enkeleda Hoxha ka liruar edhe Genc Tafilin. Më 15 janar urdhërova shkarkim të menjëhershëm nga detyra të gjyqtares Hoxha. I jam drejtuar Prokurorisë të nisë hetimet për gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Janë marrë masa administrative, shkarkohet drejtori i Shërbimit të Provës Krujë. Kuvendi shpresoj të miratojë me urgjencë paketën anti-KÇK. Disa gjyqtarë e dinë që s’do kalojnë Vetting-un dhe veprojnë për interesa personale.” /Fjala.al

Të fundit

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të...

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se në tetor të vitit të ardhshëm Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror...

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit,...

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në një video të publikuar në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

Lajme të tjera

Web TV