Shqipëri –Maqedoni e Veriut marrëveshje për reduktimin e Informalitetit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Administratat Tatimore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë nisur  shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të reduktimit të informalitetit përmes incentivave që nxisin dhe mbështesin qytetarët dhe tatimpaguesit e rregullt.

Delina Ibrahimaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe homologia Sanja Lukarevska, prezantuan në një takim të përbashkët në Shkup, qasjet e secilës administratë në politikat fiskale, të cilat synojnë formalizimin e ekonomisë dhe ndërgjegjësimin e publikut për përfitimet që sjell formalizimi në zhvillimin e një vendi.

Maqedonia e Veriut ka nisur praktikën – TVSH- ja Ime, – një  incentivë për rimbursimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizike. Kjo praktikë e automatizuar, synon forcimin e disiplinës fiskale dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për tërheqjen e kuponit tatimor, duke e lidhur këtë më një përfitim të drejtëpërdrejtë monetar për konsumatorin fundor.

Shqipëria, e cila është në prag të zbatimit të Fiskalizimit, po përgatitet për të vendosur këtë skemë, e cila nxit lëshimin e kuponit tatimor nga ana e ofruesve të mallrave dhe shërbimeve, falë kërkesës së qytetarëve të interesuar për ta tërhequr atë.

 

Pas këtij takimi të parë do të nënshkruhet në Tiranë një Memorandum Bashkëpunimi mes dy Administratave Tatimore.

 


Të fundit

Talibanët nuk ndalen, marrin dhe qytetin e katërt më të madh në Afganistan

Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh i Afganistanit ra të shtunën në duart e talibanëve, pas një sulmi...

Kokaina dhe heroina siguroheshin nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Greqi

Pas disa muajsh hetime nga Prokuroria në Janinë është goditur një organizatë kriminale e cila trafikonte kokainë dhe heroinë. Mediat greke kanë publikuar lajmin, ndërsa...

Tragjike në Haiti/ Shkon në 227 numri i viktimave nga tërmeti 7.2 ballë i shkallës Rihter

Haiti po shënon një ditë të errët për historinë e vendit teksa deri më tani janë 227 viktima nga tërmeti 7.2 ballë i shkallës...

Rey Manaj mund të marrë fanellën që kishte Messi tek Barcelona

Barcelona ka konfirmuar se Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj janë regjistruar në LaLiga dhe do të kenë të drejtë të luajnë në...

Liverpool fiton pastër ndaj Norwich City, Milot Rashica debuton si titullar në Premier League

Liverpool nuk ka suprizuar në javën e parë të Premier League duke fituar pastër 0-3 në transfertën e Norwich. Golat për ‘The Reds’ u shënuan...

Lajme të tjera

Web TV