Ligji Anti-shpifje/ Çfarë do të ndodhë me dekretin e Presidentit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bardhi Quku

Miratimi i paketës ‘Anti-shpifje’ nga Parlamenti në dhjetorin e vitit të kaluar ka ngritur alarmin në rrethin e botuesve dhe gazetarëve të medias online.

Kalimi në Kuvend i këtij ligji shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median online, dhe për ta rregulluar atë me forcën e ligjit.

Miratimin e tij me 82 vota pro nuk e ndaloi as protesta e gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të mediave në vend dhe as thirrjet e organizatave ndërkombëtare të medias.

Megjithatë, ky ligj ka pasur edhe një instancë të radhës për t’u shqyrtuar dhe ai është  Presidenti.

Ky i fundit e pati paralajmëruar edhe më herët qeverinë që të ndalej nga marrëzia që e kishte kapluar për të miratuar një ligj të tillë që cenon së pari lirinë e medias, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut. Presidenti Ilir Meta ka konstatuar disa shkelje në paketën e ‘Anti-shpifjes’ duke ia rikthyer për shqyrtim Kuvendit.

E para, sipas dekretit të Presidentit “Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit Në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut“.

E dyta, krijohet një gjendje censure si pasojë e masave ndëshkuese, ku Autoriteti i Medias Shqiptare (AMSH) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) marrin kompetencat e gjykatës. Ato vendosin gjoba dhe marrin vendime deri në mbylljen e portaleve nëse një lajm përbën shkelje etike, cenim të privatësisë apo shkelje të të drejtave të njeriut, pa shkuar më parë çështja në gjykatë. Ndërkohë, që nga ana tjetër, raporti i OSBE-së nënvizon në mënyrë të prerë se vendimi final duhet të merret vetëm nga gjykata.

Kjo krijon një mjedis mjaft të pasigurt për botuesit dhe gazetarët e medias online, veçanërisht ata që janë kritikë me qeverinë, duke u bërë objektiv i çdokujt që mendon apo i intereson dëmtimi apo mbyllja e një media online.

Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç’ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë”, -shkruhet në dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Po çfarë do të ndodhë tani me dekretin e presidentit Meta

Sapo presidenti kishte publikuar dekretin ku vërente shkeljet e qeverisë me këtë ligj, mazhoranca nuk ia kurseu kundërpërgjigjen. Ashtu si gjithmonë edhe këtë herë, lëshoi përpara kamerave, kreun e grupit parlamentar Taulant Ballën.

Lexo edhe :  Rama: Me hir apo pa hir, sipërmarrjet do financojnë për arsimin profesional!

Ky i fundit e cilësoi dekretin e presidentit për paketën ‘Antishpifje’ si një urdhër të dhënë nga Lulzim Basha. Balla la të kuptohet se nuk do të ketë asnjë reflektim për këtë ligj nga ana e qeverisë, dhe se do ta miratojë paketën Anti-shpifje që në seancën e parë të këtij viti bashkë me opozitën fasadë.

Ndërkaq, zëvendëskryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit dhe njëherësh relatore e ligjit, Milva Ekonomi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetës ‘Fjala’, por theksoi se për të vlerësuar dekretin e presidentit Meta do të duhet të presë rifillimin e aktivitetit parlamentar dhe që dokumenti t’i vijë komision zyrtarisht edhe pse tashmë është i botuar në faqen zyrtare të Presidencës.  “Kur të rifillojë aktiviteti parlamentar që të ketë qëndrim për të gjitha ngjarjet. Nuk të përgjigjem dot deri sa ta marr në komision zyrtarisht“, tha Ekonomi.

Një apel të fundit ia adresoi mazhorancës edhe përfaqësuesi i OSBE-së për median, Harlem Desir përpara se të shkojë te rivotimi. “…rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së për lirinë e medias.

Kur Kuvendi të marrë në duar dekretin e presidentit Meta, do të shihet nëse mazhoranca do të reflektojë apo do ta bëjë veshin shurdh ndaj protestave të gazetarëve dhe apelit të institucioneve ndërkombëtare të medias.

Masat ndëshkuese të ligjit ‘Antishpifje’

Gjobë, nga 100 000 Lekë deri në 1 000 000 Lekë në rastet kur mediat shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33 dhe 37 të këtij ligji.

Nga 100 000 Lekë deri në 600 000 Lekë në rastet kur OSHPE-të shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33/1 të këtij ligji. Nga 40 000 Lekë deri në 800 000 Lekë kur nuk respektohet vendimi i Këshillit të Ankesave ose e drejta për përgjigje sipas parashikimeve të nenit 53/1 të këtij Ligji.

Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.

Heqje të licencës dhe/ose autorizimit për ofruesit e shërbimeve audio dhe audiovizive. Urdhëron heqjen e përmbajtjes dhe përbën veprën penale kur lajmi përmban pornografi me fëmijë, vepra me qëllime terroriste apo shkelje të sigurisë kombëtare. /Fjala.al/

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV