Itali/ Përplaset për vdekje 36-vjeçari, autori largohet nga vendngjarja  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Itali.

36-vjeçari me banim në provincën e Cuneo, është identifikuar si Franko Gjinaj.

Shqiptari u gjet i pajetë përgjatë rrugës provinciale që të çon nga Stupinigi për në Orbasano, në lokalitetin Stupinigi di Nichelino.

Ishin disa shoferë të rastit që kaluan në atë zonë rreth orës 03:30, të cilët gjetën trupin e pajetë të shqiptarit mëngjesit sotëm.

Nga ana tjetër, karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Sipas informacioneve të policisë italiane, Gjinaj po kalonte rrugën kur është përplasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendngjarja.

Policia italiane ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën metropolitane të Torinos për kapjen e autorit të aksidentit.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV