“The News”, filmi shqiptaro-spanjoll vlerësohet me çmim në Australi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi shqiptaro-spanjoll “The News” u vlerësua si “Filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të shkurtër”, gjatë festivalit që u mbajt në Bondi Beach, Sydney, Australi

“Jemi kaq të lumtur që festivali i vitit 2020 ka qenë një sukses i tillë, ka pasur një entuziazëm të madh për të gjithë filmat e shfaqur.

Është kaq bukur  të shohësh një film të shkurtër  dhe të mirëpritur kaq  ngrohtësisht nga audienca gjatë eventit tonë dhjetë ditor.

Unë do të doja të uroja të gjithë filmat që morën pjesë në Flickerfest këtë vit dhe të gjithë fituesit e çmimit”  tha drejtori i FlickerFest, Bronwyn Kidd.

“The News” (Lajmi) me regji të Lorin Terezit dhe skenar të Anila Ballës, gjithashtu producente, rrëmbeu një nga çmimet më të rëndësishme të ceremonisë.

Xhirimet u realizuan në fshatin Shën Gjergj dhe kasti i aktorëve përbëhet nga Lena Kryeziu Bokshi, Bilbil Kasmi, Mirjana Deti, Besnik Ferra dhe Pëllumb Dervishi.

Filmi flet për vdekjen e një gruaje, e cila gjendet e pajetë pranë një burimi. Më pas tregohet mënyra se si lajmi transmetohet në media dhe se si po përfitohet nga vdekja e gruas.

Regjisori Terezi, i cili është diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri dhe regji filmi dhe televizioni, tregoi se ideja për temën erdhi nga realiteti i dhunshëm mediatik, atë me të cilin përballemi çdo ditë.

FlickerFest është një festival ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër, që mbahet çdo janar në Sydney dhe konsiderohet një festival i rëndësishëm për filmat e kësaj kategorie.

 

Të fundit

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV