A po luan shansin e ‘fundit’ Shqipëria për çeljen e negociatave?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bardhi Quku/ Shqipëria do të luajë shansin e saj të radhës në përpjekje për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Shenjat që vijnë nga familja evropiane janë deri diku optimiste. Por, megjithatë 2020 mbetet një sfidë më vete për Shqipërinë dhe vetë mazhorancën qeverisëse që e drejton.

Tërheqja e opozitës

Ulja në tryezën e reformës zgjedhore midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës brenda dhe jashtëparlamentare ishte një hap drejt zgjidhjes së krizës politike. Opozita e Lulzim Bashës është duke luajtur me dy porta; nga njëra Lulzim Basha u ul në tryezën e reformës zgjedhore bashkë me njerëzit e Edi Ramës që deri dje i pati akuzuar për blerjen e votave në Durrës dhe në Dibër.

Kjo metamorfozë permanente e kreut të opozitës Lulzim Basha ka zhgënjyer shumë nga të besuarit e tij dhe militantët e Partisë Demokratike. Por, Lulzim Basha u mundua të gjejë një instrument tjetër për të karikuar militantët e tij kur doli në një konferencë për shtyp dhe paralajmëroi protesta për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rama. Ndërkohë që një ditë më parë ishte ulur me Damian Gjiknurin të cilin e kishte akuzuar për blerjen e votave.

Sa kohë  zbulohen kriminelë në Kuvend dhe Bashki, në institucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë harrojeni që këtu do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe nuk ndëshkojmë krimin elektoral”, u shpreh Basha në konferencën me gazetarët.

Tërheqja e opozitës duket se po hap një shteg për zgjidhjen e krizës politike, duke prodhuar një klimë të qetë politike në mënyrë që në paraverë Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë.

Reforma në Drejtësi

Një nga kartat më të mëdha që po luan kryeministri Edi Rama për të hapur negociatat është edhe reforma në drejtësi. Ngritja e SPAK-ut dhe veprimtaria e tij në fushën e drejtësisë shihet si një fije shprese për shqiptarët, aq sa Prokurorinë e Posaçme kanë mbërritur një sërë denoncimesh të cilat po shqyrtohen nga prokurorët e SPAK. Ngritja e këtij institucioni është përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë edhe investuesi kryesor në këtë proces. Nga ana tjetër, po pritet edhe ngritja e Byrosë Kombëtare e Hetimit e cila sipas ambasadës amerikane në Tiranë do të jetë në formatin e FBI-së amerikane.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK”, shpjegon ambasada amerikane, ku për BKH-në SHBA ka akorduar një shumë prej 4 milionë dollarësh.

Lexo edhe :  Shqipëria kryeson trafikun ajror, rritje e numrit të vizitorëve në shkurt

Angela Merkel dhe skeptiku Emmanuel Macron

Pavarësisht krizës politike që Shqipëria ka përjetuar në vazhdimësi, viti 2019 po shihej si viti i hapjes së negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në fakt, nuk rezultoi kështu. Edhe pse Komisioni Evropian dha një rekomandim pozitiv, ishin një pjesë të vendeve anëtare të BE-së që shuan shpresat. Një ndër këto vende ishte edhe Franca, konkretisht presidenti i saj, Emmanuel Macron, për të cilin Shqipëria nuk kishte bërë mjaftueshëm që t’i hapeshin negociatat aq më tepër, kur Shqipëria është një nga vendet potenciale të azilkërkuesve në Francë.

Megjithatë, kur çështja vjen tek Angela Merkel, gjërat ndryshojnë. Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit, kancelarja gjermane ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Duke folur në Kroaci për Samitin e Zagrebit që do të mbahet në muajin maj, Merkel theksoi se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mënyrë të barabartë, edhe pse të dyja vendet do të ndjekin procedura të ndryshme deri në anëtarësimin e tyre në familjen evropiane.

Është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, tha Merkel gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Sipas kancelares gjermane, pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, tani BE do ta trajtojë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, qysh në muajin mars.

Megjithatë, sipas ekspertëve politikë në Berlin, me shumë gjasë nuk do të ketë marrëveshje para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra, në maj të këtij viti. Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron, njeriu që bllokoi hapjen e negociatave midis BE-së dhe Shqipërisë, ka dhënë sinjale për ta ndryshuar qëndrimin e tij, veçanërisht në takimin në Paris me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç. Në këtë mënyrë, reforma në drejtësi, tërheqja e opozitës, reforma zgjedhore dhe ndryshimi i qëndrimit të skeptikëve evropianë për zgjerimin, janë bazat që në pranverë Bashkimi Evropian të ndezë dritën jeshile./Fjala.al/

Të fundit

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Lajme të tjera

Web TV