Grabiti një lokal në Krujë, policia i gjen dy pistoleta 24-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 24-vjeçar për shkak se akuzohet se nën kërcënimin e dy pistoletave ka vjedhur xhiron ditore të një lokali në këtë qytet.

Gjatë momentit të arrestimit, i riu me iniciale A.K është kapur me dy pistoleta të mbushura me fishekë, ndërsa grabitjen e ka kryer më 19 janar, ku së bashku me një tjetër kanë kërcënuar me armë kamarierin e një lokali në Krujë duke i marrë një shumë prej 20 mijë lekësh. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkautori tjetër i ngjarjes.

Grabitësi si cili jeton në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë do të përballet me akuzat për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /Fjala.al

Të fundit

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV