Një tragjedi ka ndodhur sot në një familje në Librazhd pasi një foshnjë vetëm 2 muajsh ka humbur jetën në rrethana të paqarta.
Sipas dëshmitarëve foshnja ka humbur jetën pasi ishte lënë vetëm për 8 orë ndërsa nëna kishte dalë për të blerë qumësht në qytet. Fëmija është dërguar në spital por ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi kishte vdekur. Nëna e cila mësohet të ketë humbur foshnjën e saj quhet, Sote Ozuni dhe është shoqëruar në komisariat.
Kjo nuk është hera e parë që kjo familje përballet me tragjedi pasi kohë më parë ajo ka humbur një fëmijë në një aksident rrugor, ndërsa tjetri ra nga ballkoni, por për fat të mirë arriti që të shpëtonte mrekullisht./Fjala.al