Shqipëria është “pushtuar” nga dy nëntipe të virusit A, dhe ata të cilët po qarkullojnë janë: Ah1Ne dhe Ah3N2.
Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar për rritje të numrit të të prekurve nga virusi i gripit, por ndërkohë kjo duket qartë nga numri i vizitave tek mjeku i familjes, të cilët thonë se kanë pasur raste me temperaturë të lartë, deri në 40 gradë celcius.
Në një intervistë për Top Channel, mjekja e familjes Diana Hysu, thotë se një temperaturë 40 mund të menaxhohet edhe në kushte shtëpie dhe se ajo mund të zgjasë deri në 12 orë.
Të moshuarit apo ata që kanë sëmundje kronike kanë rendur të vaksinohen ndaj gripit ndaj dhe numri më i madh i të prekurve është mosha aktive, e cila e neglizhon vaksinën. Por, mjekët bëjnë apel për përdorimin e antibitokëve dhe në rastet e temperaturave të larta.
Në vendin tonë qarkullon virusi A me dy nëntipe të tij, Ah1Ne dhe Ah3N2, që janë viruse që po qarkullojnë edhe në Europë. Numri më i madh i të prekurve nga gripi pritet të regjistrohet në fillim të muajit shkurt.