A do të shkarkohet Presidenti? Trump kërkon gjykim me dëshmitarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i takon Senatit të vendosë se si do të zhvillohet gjyqi kundër tij.

Megjithatë ai tha se do të preferonte një gjykim të gjatë – me dëshmitarë – por që ekzistojnë disa çështje të sigurisë kombëtare.

Në Senatin amerikan ka filluar procesi gjyqësor ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët, e akuzoi për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit.

Senatin e udhëheqin republikanët.

Të dyja partitë kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me procedurat që duhet ndjekur gjatë gjykimit të presidentit.

Demokratët kanë kërkuar që në sallë të paraqiten edhe dëshmitarë përderisa republikanët kanë kundërshtuar.

Trump akuzohet se ka pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milionë dollarëve për Ukrainën, dhe ftesën për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke i kërkuar Kievit që të nisë hetime kundër rivalit të tij politik, demokratit, Joe Biden. Presidenti Trump i ka mohuar akuzat./REL

Të fundit

Jemi në epokën e artë të eksplorimit të mbytjeve detare

Thatësira, ngjarjet ekstreme të motit, ndryshimet klimatike dhe përdorimi i teknologjive gjithnjë e më të avancuara po sjellin në...

Jimi Hendrix me Strat-in… “Kitarat ishin zgjatime të tij, pjesë e personalitetit”.

‘Me një Strat mund të sundosh botën!’ Nile Rodgers, Bonnie Raitt dhe John Squire në kitarën elektrike që ndryshoi gjithçka Si e bëri një...

Si e fitoi kuzhinieri spanjoll një linjë telefonike për në Shtëpinë e Bardhë?

José Andrés dërgon kuzhinierë në zonat e fatkeqësive. Ai ka udhëhequr një reagim të ashpër për Gazën kundër Netanyahut që asnjë protestë apo politikan...

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, bota duhet të veprojë: kriza na kërcënon të gjithëve

Netanyahu donte një konflikt më të gjerë dhe Teherani ka hyrë në grackën e tij. Fuqitë e mëdha duhet ta ndalojnë menjëherë këtë Nga Simon...

Bashës nuk i del inati me kthimin e Berishës në PD: “Pazar për Xhaçkën”

Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes PS dhe Rithemelimit. Në këmbim...

Lajme të tjera

Web TV