Alarmohet Partizani, pa katër titullarë në ndeshjen me Kukësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e djeshme kundër Skënderbeut, rezultoi fatale për ekipin e Partizanit, i cili humbi jo vetëm  3 pikë, por në të njëjtën kohë edhe 2 titullarë të tjerë.

“Demat” do të luajnë në sfidën më të rëndësishme të tyre me mungesë të katër titullarëve, pasi përveç Melos dhe Boldor, nga ndeshja e djeshme trajneri italian Adolfo Sormani duhet të mos llogarisë as Bruno Telushin, i cili plotësoi numrin e kartonëve  e Rron Brojën, që doli nga loja me karton të kuq.

Ndërkohë rikujtojmë, se braziliani Melo dhe Boldor janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës me pezullim të 5 ndeshjeve, nga sherri që u bë në  ndeshjen kundër Teutës, përpara ndërrimit të viteve.

Rezultatet aspak të mira dhe situata e krijuar nga mungesa e disa prej emrave kryesor te të kuqtë e përkeqëson akoma më shumë gjendjen e tyre para ndeshjes me Kukësin, që do luhet ditën e djelë, me 26 janar në stadiumin “Air Albania”. Nëse Partizani do  të humbë edhe në sfidën e radhë titulli kampion për këtë vit do të duket shumë i largët për “Demat” e kryeqytetit./Fjala.al/

Të fundit

Mungesa e përqendrimit, normalitet apo një sëmundje e re mendore?

Me siguri nuk ju ndodh rrallëherë që të humbisni krejt pa pritur në mendime teksa jeni duke kryer një...

3 fëmijët në arrest, nëna në hetim/ Policia zbardh ngjarjen horror në Durrës

Policia e Durrësit në deklaratë për mediat ka zbardhur detaje nga vrasja horror në Durrës, ku  H.M 19-vjeç ka vrarë babain e saj P.M. Sipas...

Ashpërsohen masat për ndotësit e mjedisit gjoba nga 13-26 milionë lekë për shkelësit

Ashpërsohen gjobat për të gjitha ato subjekte apo individë që shkaktojnë ndotjen e mjedisit apo hapësirave publike, por fokusi është vënë tek ndotja e...

PS fushatë anëtarësimesh të reja/ Veliaj: Rezultati është te kutia e votimit

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partisë Socialiste ka vijuar edhe në Njësinë 7 në kryeqytet. Drejtuesi Politik i PS për Qarkunt e Tiranës, Erion...

Rama ndan lajmin e bukur: Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për 2023

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një lajm shumë të mirë për të shqiptarët. Barometri i Turizmit i OKB-së ka bërë të...

Lajme të tjera

Web TV