Ekspertët rrugor: Makina armë që të vret, duhet marrë edukimi në shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve marrë shkas edhe nga numri i lartë i aksidenteve.

Në emisionin “ArenaTola tha se kujdesi duhet të nisë që kur dalin nga shtëpia dhe marrin timonin në dorë, duke marrë në konsideratë jetën e tyre por edhe të këmbësorëve.

Mit’hat Tola

Kur merret timoni në dorë duhet bërë seriozisht që nga dalja nga shtëpia. Mjeti është diçka që vret, shqiptarët nuk duhet të mendojnë se janë Gjergj Elez Alia dhe nuk vdesin, ose Muji dhe Halili. Mjeti vret, vret edhe këmbësorin. Një pjesë që ka zbritur nga zonat rurale në qytet ndoshta nuk e ka akoma frikën dhe zbret përtej trotuarit, trotuari nuk është i mjaftueshëm aq sa duhet. Në Tiranë i kemi kërkuar me insistim bashkisë ku ka shpejtësi të lartë në magjistralet kryesore të qytetit të vendosen barriera metalike për të mos lejuar këmbësorët të zbresin ku të duan. 28-30% janë këmbësorë që vdesin”, u shpreh Tola.

Ai shtroi nevojën edhe për futjen e edukimit të sigurisë rrugore si lëndë mësimore në shkolla.

Fatmir Hasho

Ndërkohë, eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, u shpreh se Ministria e Transporteve dhe e Infrastrukturës është jashtë loje, kur vjen puna tek aksidentet rrugore.

E dini që policia Rrugore ka mbetur vetëm në këtë luftë me aksidentet rrugore që nga 2011. Ne kemi një ministri e cila ka një emër shumë të madh, Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës, është komplet jashtë loje. Është bërë një program në kohën e Haxhinastos, dhe nuk u mblodh asnjëherë asnjë institucion për të parë. Në gjithë këtë, nuk ekziston një program i mirëfilltë nga ministria që e ka për detyrë për të bërë programe të qeverisë. Bundestagu, mblidhet një seancë për aksidentet rrugore, në Shqipëri edhe kur bëhet një takim, nuk mblidhemi më çfarë është bërë me të. Edukimi është primare, ne nuk jemi të edukuar me mjetet, mjeti në mëngjes është një armë që vret”, tha Hasho.

Të fundit

A do të ketë reshje? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW)...

Vetëm 5% e qumështit që prodhohet në Shqipëri testohet, niveli më i ulët në rajon

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar...

Ekspertja e ekonomisë jep lajmin e rëndësishëm/ Pesë mënyrat për të rritur pensionin

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e re të pensioneve që pritet të ndryshohet pas 10 viteve. Zonja Hoxha ka renditur...

EMRAT/ Dalin fituesit për gradat në Policinë e Shtetit

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë njoftuar për marrjen përfundimtare të...

“O palaço…”/ Meta hipën mbi SPAK, video që po bën xhiron e rrjeti

Ngjitja e Ilir Metës nëpër hekura dhe sharjet e tij në adresë të SPAK duket se janë marrë me sportivitet nga të gjithë. Këtë herë...

Lajme të tjera

Web TV