test

Ndeshjet e fundit të javës së 18-të, ja si ndryshon renditja e Superligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet ndeshja e fundit e javës së 18-të të Kategorisë Superiore.

Dita e sotme do të vijë me dy ndeshje atë midis Luftëtarit dhe Kukësit në orën 14:00 në Gjirokastër dhe ndeshja e Tiranës me Bylisin.

Dje mbyllën javën gjashtë skuadra ku Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Flamurtarit, Skënderbeu mori fitoren me përmbysje ndaj Partizanit në një ndeshje autogolash, ndërsa Laçi arriti që të merrte tre pikët në Durrës.

Nga rezultatet e deri më tanishme Superliga kryesohet nga Kukësi në vend të dytë ndodhet Bylisi, ndërsa në të tretin ndodhen me pikë të barabarta Laçi, Tirana, Partizani dhe Teuta, por nga këto skuadra vetëm bardheblutë e kryeqytetit kanë një ndeshje më pak.

Mirëpo ndeshjet e sotme mund të ndryshojnë çdo gjë, një trepikësh i Tiranës dhe humbja e Kukësit mund t’i kalojë bardheblutë në vend të parë me pikë të barabarta me verilindorët.

Një fitore e Kukësit do e mbante këtë skuadër sërish kryesuese të kategorisë dhe të paprekur, ndërsa fitorja e Bylisit dhe humbja e verilindore, do ndryshonte pozicionin e parë të Superligës.

Megjithatë për të parë rezultatet përfundimtare të kësaj jave na duhet të mbarojnë edhe dy ndeshjen e sotme./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Veliaj me socialistët: I shohim njerëzit në sy për punët e bëra dhe premtimet e mbajtura

“Fakti që rritemi çdo vit në Laprakë, i dedikohet punës së palodhur”. Kjo ishte deklarata e Drejtuesit Politik të...

Ben Affleck më në fund zbulon pse është gjithmonë i trishtuar nëpër foto

Shumë prej fotove të tij janë bërë meme për shkak të portretit të trishtë që shpesh Ben Affleck shfaq në foto të shkrepura nga...

Fier/ Paradë mjetesh bujqësore, festë për grurin në Pojan

E bërë tashmë traditë, është festuar në fshatin Pojan të Fierit, “Festa e Grurit”.  Aktiviteti i cili përkon edhe me korrjen e grurit nga...

Mbi 1 orë e gjysmë në rrugë, dhjetëra mjete bllokohen te Shkalla e Tujanit

Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme, dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Qytetarët e...

Zgjedhjet në universitete/ Qëndresa Qytetare: U evidentuan raste të fotografimt të votës

Qëndresa Qytetare ka reaguar lidhur zgjedhjet në 12 universitete publike në të gjithë vendin të cilat u zhvilluan për të zgjedhur drejtuesit e rinj. Në...

Lajme të tjera

Web TV